LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2001, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është rritur

Nga viti 2001, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është rritur

Që nga paslufta, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare. Ndërsa të shtatat pritet të mbahen këtë të diel, më 6 tetor. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur që nga viti 2001, për të vazhduar më pas në vitin 2004, 2007, 2010, 2014, 2017 dhe tani në vitin 2019.

Dalja e votuesve gjatë këtyre viteve në zgjedhjet parlamentare është e ndryshme.


Sipas statistikave të Komisionit Qendror Zgjedhor dalja më a lartë e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare për të votuar ka qenë në vitin 2001. Në këto zgjedhje 803 mijë e 796 votues kishin dalë për të votuar, shkruan Telegrafi.

Ky numër i votuesve shkon duke rënë ku në vitin 2004 për të votuar kishin dalë 699 mijë e 519 qytetarë, pra 104 mijë e 284 qytetarë nuk kishin dalë. Dhe, rënia më e madhe është në vitin 2007 ku për të votuar kishin dal 662 mijë e 421 qytetar, pra 37 mijë e 98 qytetaë më pak.

Mirëpo, në vitin 2010 numri i qytetarëve ishte rritur në krahasim me dy vitet paraprake.

Sipas statistikave të KQZ-së në vitin 2010 në zgjedhjet parlamentare për të votuar kishin dalë 739 mijë e 318 qytetar, pra 76 mijë e 897 qytetarë më shumë kishin daqlur sesa në vitin 2007.

Ky numër shkon duke u rritur ku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 për të votuar kishin dalë 766.834 qyetetarë, pra 27 mijë e 516 qytetarë më shumë se sa në vitin 2010. Kjo rritje e qytetarëve për të dalë në zgjedhje vazhdoi edhe në vitin 2017, ku për të votuar për zgjedhjet parlamentare kishin dalë 779 mijë e 729 qytetarë, pra 12 mijë e 895 qytetarë më shumë se sa vitin 2014.

Ndërsa sipas një ankete të bërë nga organizata “Demokracia në Zhvillim”,  gjatë muajit shtator të vitit 2019, në pyetjen bër qytetarëve se “A do të votoni nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë?”, 67.6 për qind e qytetarëve janë përgjigjur me “Definitivisht do të votoj”.

Ndërsa në pyetjen “Ju personalisht, për sa burra dhe sa gra do të votoni?”,  72.2 për qind janë përgjigur që nuk do të votojnë në baza gjinore. 15.8 për qind janë përgjigjur për gra, dhe 10.1 për qind për burra.

Ndryshe zgjedhje për Kuvend Komunal, Kosova ka mbajtur që nga viti 2000, ku janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje. Zgjedhjet janë mabjtur në vitin 2000 për të vazhduar në 2002, pastaj në vitin 2007, vitin 2009, vitin 2013 dhe në vitin 2017.

Në vitin 2000 dalja e qytetarëve për të votuar për Kuvend Komunal ishte 721 mijë e 260. Në vitin 2002 për të votuar për zgjedhjet për Kuvend Komunal kishin dalur 711 mijë e 205 votues, pra 10 mijë e 55 votues më pak.

Ky numër i votuesve shkon duke rënë, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2007 kishin dalur për të votuar 571 mijë e 410 qytetarë, pra 139 mijë e 795 qytetarë më pas se sa në zgjedhjet e vitit 2002.

Në vitin 2009 numri i votuesve për zgjedhjet për Kuvend Komunal sërish rritet ku për të votuar kishin dalë 673 mijë e 936 qytetarë, pra 66 mijë e 526 qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2007.

Po ashtu edhe në zgjedhjet për Kuvend Komunal të vitit 2013 numri i qytetarëve që kishin dalë për të votuar kishte qenë më i madh. 830 mijë e 371 qytetarë kishin dalë për të votuar, pra 156 mijë e 435 qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet për Kuvend Komunal të vitit 2009.

Kurse numri i votuesve që kishin dalë për të votuar në zgjedhjet për Kuvend Komunal, prapë bie në vitin 2017. Në këto zgjedhje 811.650 votues kishin votuar, pra 18 mijë e 721 qytetarë më pak se në zgjedhjet për Kuvend Komunal në vitin 2013.
Zgjedhje për Kryetar Komunal, Kosova ka mbajtur katër palë. Që nga viti 2007, për të vazhduar më pas në vitin 2009, pastaj vitin 2013, dhe në vitin 2017.

Sipas KQZ-së, në viti 2007, kishin dalë për të votuar për kryetar komunal 612 mijë e 513 qytetarë. Në vitin 2009 për të votuar për Kryetar Komunal, kishin dalë 698 mijë e 466 qytetarë, pra 85 mijë e 953 qytetarë më shumë se në vitin 2007.

Ky numër ishte rritur ku në zgjedhjet për Kryetar Komunal në vitin 2013 kishin dalë për të votuar 830 mijë e 832 qytetarë, pra 132 mijë e 366 qytetarë më shumë se në zgjedhjet për Kryetar Komunal të vitit 2009.

Kurse në zgjedhjet për Kryetar Komunal të vitit 2017, numri i qytetarëve kishte rënë. Në këto zgjedhje kishin dalë 811 mijë e 650 qytetarë, pra 19 mijë e 182 qytetarë më pak se në zgjedhjet për Kryetar Komunal të vitit 2013./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori