LAJMI I FUNDIT:

Nga Vetëvendosje thonë se bashkëpunimi ushtarak Serbi-Rusi vetëm Qeverinë e Kosovës nuk po e shqetëson

Nga Vetëvendosje thonë se bashkëpunimi ushtarak Serbi-Rusi vetëm Qeverinë e Kosovës nuk po e shqetëson

Me anë të një marrëveshje mes qeverisë ruse dhe asaj serbe është arritur marrëveshja që të nisin procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në Beograd. Shqetësuese po shihet mos reagimi i Perëndimit dhe shtetit të Kosovës i ndaj kësaj.

Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkëpunimi i ngushtë mes Serbisë dhe Rusisë nuk përbën ndonjë befasi. Selimi e sheh si shqetësuese mos reagimin e shtetit të Kosovës.

“Serbia gradualisht po kthehet në njëfarë Rusie të Ballkanit, kundrejt NATO-s, perëndimit e në veçanti kundrejt shqiptarëve. Jam i sigurt se NATO po e merr me shumë shqetësim këtë, edhe shtete të veçanta që janë anëtare të NATO-s po ashtu e marrin me shumë shqetësim këtë, SHBA po ashtu e marrin me shqetësim këtë, por e pa shqetësuar po duket të jetë Qeveria e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rexhep Selimi.


Ndërsa, sipas profesorit universitar, Seb Bytyçi, ky reagim i Rusisë vjen pas afrimit të fundit nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Serbinë, përcjell Telegrafi.

“Mund të thuhet se kjo mund të jetë si reagim i afrimit të Serbisë me SHBA, në veçanti me Presidencën e Trumpit. Serbia po e përdorë këtë neglizhencë të perëndimit për të krijuar lidhje të reja ushtarake me shtete tjera dhe për të forcuar veten ushtarakisht”, deklaroi Seb Bytyçi.

Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori