Maestro argjentinas, Lionel Messi pati një vit mjaft të pabesueshëm.

Superylli fitoi trofeun e tij të parë ndërkombëtar me Argjentinën, mes çmimeve të tjera të ndryshme personale përpara se të largohej nga klubi i tij i fëmijërisë Barcelona për te Paris Saint-Germain.


Është shumë e vështirë të kapësh çdo moment më të mirë të këtij gjeniu gjatë gjithë vitit, por më poshtë janë renditur disa nga më të mirat, duke përfshirë disa statistika befasuese dhe largimi pikëllues i tij nga Barcelona.

messi 3

Momentet që karakterizuan vitin 2021 të Lionel Messit:

1) Hat-trick për Argjentinë kundër Bolivisë

Messi shënoi një hat-trick të jashtëzakonshëm kundër Bolivisë duke thyer rekordin e golave ​​të Peles në të njëjtën ndeshje.

RZLLP5RM65IYRAMRTOYOW65RNE

2) Goditi shtyllën/traversën në total prej 10 herë me gjuajtjet e tij

Në pamjet kryesore më poshtë, do të habiteni se sa afër ishin këto përpjekje për të përfunduar në rrjetë.

3000 scaled

3) Goli i parë për PSG-në kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve

Një përfundim mjaft i mrekullueshëm siç do ta shihni në videon në fund.

newFile 2 scaled

4) Shënoi gjithsej pesë goditje të lira për klubin dhe vendin

Nuk ka dyshim se Lionel Messi është gjuajtësi më i mirë i goditjeve të lira i të gjitha kohërave.

2081a747 c118 4699 ace9 dcf308b2c605

5) Super gola në Ligën e Kampionëve për Barcelonën kundër PSG-së

Ju e dini atë gol. E dini. Duhet ta dini!

1231635078.0

6) Përfundimi akrobatik kundër Levantes

Krejt ndryshe nga Messi, por absolutisht e pabesueshme.

0015f22b 1600

7) Dy gola të pabesueshëm kundër Deportivo Alaves

Mbarimi magjik.

93106 scaled

8) Dy gola të pabesueshëm kundër Huesca

Shpëtimi i Barcelonës.

16158399082879

9) Goli i menjëhershëm pasi u inkuadrua në fushë kundër Real Betis

Ta ndihmojë Barcelonën me një gol të rëndësishëm, sërish.

i

10) Asistimi brilant te Barcelona për Antoine Griezmannin, para se të shënonte dy herë

Ky ishte Messi në më të mirën e tij.

griezmann messi

11) Fitoi finalen e Copa Del Rey për Barcelonën si i vetëm

Paraqitja më e mirë e vitit nga ai, në videon që mund ta shikoni më poshtë.

photo6044344292576703996

12) Më në fund fitoi një trofe ndërkombëtar - Copa America dhe ishte lojtari i turneut

Ndoshta momenti më i madh i karrierës së tij të jashtëzakonshme, shumë përpara çdo vlerësimi individual dhe ekipor që ka fituar në jetën e tij.

Messi Copa America

13) Fundi i një epoke të lavdishme dhe largim mes lotëve nga Barcelona

Ylli argjentinas u largua nga Blaugranasit në verën e vitit 2021, me klubin që nuk arriti t'i vazhdonte kontratë dhe 'La Pulga' u larguar nga Camp Nou pas afro 22 vitesh.

messi 1 1

14) Kalimi te PSG dhe pritja si e një mbreti

Largimi nga Barcelona ishte pikëllues për të gjithë tifozët e klubit dhe tashmë destinacioni i Messit dihej, pasi PSG kishte organizuar të gjitha gjërat dhe pritja në Paris ishte mbretërore.

messi 3 1

15) Shtatë Topa të Artë - historia shkruhet për Messin

Duke mposhtur në konkurrencë Robert Lewandowskin që ishte magjik, argjentinasi shkroi me fitimin e Topit të shtatë të Artë.

Lionel Messi2  1

/Telegrafi/

telegrafi sport app