LAJMI I FUNDIT:

Nga tri vite burg për personat që kryen veprën penale ‘mashtrim’

Nga tri vite burg për personat që kryen veprën penale ‘mashtrim’

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve RR.H dhe K.R.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se i akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, e 9 muaj për veprën penale ‘Mashtrimi’ të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Ndërsa, i akuzuari K.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve për veprën penale ‘Mashtrimi’ të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se të akuzuarve RR.H dhe K.R në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 30.05.2019 deri më datë 26.02.2020.

“Të akuzuarit RR.H dhe K.R janë akuzuar nga Prokuroria pasi që në periudhën kohore prej datës 30 dhjetor 2011 deri me datë 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit F.D. të akuzuarit RR.H dhe K.R së bashku me të pandehurin E.L, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim të dëmtuarin F.D me ç ‘rast kishin arritur të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro duke i shkaktuar dëme materiale. I dëmtuari F.D. për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civilo-juridik”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Në njoftim bëhet e ditur se palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori