LAJMI I FUNDIT:

Nga sot në Shqipëri paga minimale 30 mijë lekë, ulet pragu i TVSH-së dhe fillon fiskalizimi

Nga sot në Shqipëri paga minimale 30 mijë lekë, ulet pragu i TVSH-së dhe fillon fiskalizimi
Foto: Ilustrim

Në ditën e parë të vitit 2021 hyjnë në fuqi disa vendime të rëndësishme ekonomike. Nga sot askush nuk do të paguhet më në Shqipëri më pak se 30 mijë lekë, ndërsa ky vendimi i  qeverisë u mor më 16 dhjetor dhe hyn sot në fuqi.

Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë.


Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm që hyn në fuqi sot është ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Këto lehtësira ndaj biznesit të vogël do të zgjasin deri në vitin 2029, ku ky subjekt nuk do të paguajë këtë tatim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë që sot fillon edhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Vënia në zbatim e fiskalizimit në janar të vitit 2021, duke bërë që bizneset fillimisht për marrëdhëniet me shtetin të lëshojnë fatura elektronike dhe më pas biznes me biznes dhe biznes konsumator, do të ketë rol kryesor edhe në formalizimin e ekonomisë. /lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori