LAJMI I FUNDIT:

Nga SIEX kërkojnë pagë të garantuar minimale (Video)

Nga SIEX kërkojnë pagë të garantuar minimale (Video)

Qeveria ka premtuar një, ndërsa në Kuvend ka dorëzuar zgjidhje tjetër ligjore për pagën minimale, njoftuan nga Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Xehetarisë, shkruan Alsat M. Prej atje shprehen se ndonëse paraprakisht në Këshillin Socioekonomik është kontraktuar nga propozim ligji të hiqet pjesa se kusht që punëtori të marrë pagë minimale është sipas punës që ka bërë, kjo nuk ka ndodhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Sindikatës Pece Ristevski shprehet se me largimin e kësaj pjese, u lihet mundësi pronarëve që në mënyrë ligjore të mos u paguajnë pagë minimale punëtorëve me arsyetimin se punëtorët nga industria e tekstilit dhe lëkurës nuk kanë plotësuar normën, gjegjësisht atë që është kërkuar prej tyre.


“Sërish është kthyer prodhimi minimal i cili nuk jep fare garancë se kjo e ardhur minimale do të paguhet. Ka me miliona mënyra me të cilat punëdhënësit që janë të pritur për keqpërdorime dhe mosrespektim të ligjit, do të gjejnë mënyrë për ta kryer atë. Punëtoret ose do të alivanosen për të arritur këtë prodhim të normuar, ose do të duhet të rrinë jashtë orarit të punës, edhe të shtunave, për t’i fituar këto 12 mijë denarë”, deklaroi Pece Ristevski, kryetar i Sindikatës.

“Në përputhje me pagën minimale, më parë asnjëherë nuk është sjell në atë gjendje, që të jetë mbi pagat e bartësve të veprimtarisë në administratën publike dhe mbi koeficientet themelorë për përllogaritjen e pagës së marrëveshjeve kolektive”, deklaroi Bllagoj Rallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

Nga Konfederata e Sindikatave shprehen se nëse pushteti nuk i konsideron kërkesat e tyre, mund të organizojnë edhe protesta./Telegrafi/