Real Madrid mund të ketë përfunduar afatin kalimtar të verës pa nënshkrimin e Kylian Mbappes, por ekziston një besim i qartë mes gjigantëve evropianë se klubi mund të nënshkruajë me një sulmues të mirë verën e ardhshme.

Ndërsa francezi është objektivi kryesor për Los Blancos, klubi i ka vënë sytë edhe te Erling Haaland, i cili në dukje po bëhet lojtari më i mirë në botë.


Sipas një raportimi nga Diario AS, Manchester City është gati të rinovojë kontratën me norvegjezin deri në vitin 2028.

Kampionët e Ligës Premier dhe të Evropës duan të rrisin edhe rrogën e norvegjezit, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Angli.

Duket se Man City po i frikësohet mundësisë që Haaland t'i bashkohet Real Madridit ose Arabisë Saudite në vitet e ardhshme.

Natyrisht, klubi anglez nuk ka ndërmend të humbasë ish-yllin e Borussia Dortmund, i cili shënoi 52 gola gjatë sezonit të tij të parë në klub.

Kohët e fundit, Haaland u vlerësua si lojtari i vitit për meshkuj nga UEFA, ndërsa sulmuesi i ri është gjithashtu në mesin e favoritëve për të fituar Topin e Artë. /Telegrafi/

telegrafi sport app