Alba Pollozhani dhe Lim Hoti janë ribashkuar në spektaklin e të hënës duke shkëmbyer kështu puthje në buzë.

Ata siç u pa kanë bërë paqe me njëri-tjetrin sa i përket marrëdhënies së tyre.


Por, banori pas kësaj u pa në shumë raste duke e injoruar Albën dhe duke i kërkuar që të largohet nga ai.

Momente këto që e kanë prekur konkurrenten dhe që ka pyetur vazhdimisht për arsyet.

E së fundmi, çifti lanë hatërmbetjet dhe u panë së bashku nën jorgan të mbuluar.

Mbetet për t'u parë se si do të vazhdojë kjo situatë mes tyre, ndonëse ka paqëndrueshmëri.

Alba nga ana tjetër e ka theksuar disa herë se e do Limin dhe se nuk do të martohet me askënd tjetër. /Telegrafi/