Në javën e tretë të muajit shtator në Kosovë ndodhën ngjarje të ndryshme e të rëndësishme, duke filluar nga ato politike e sportive.

99 përfitues për përkrahjen e bizneseve nga komuniteti jo-shumicë kanë nënshkruar të martën kontratat në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.


Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili shihet duke ia dhënë stilolapsin pjesëmarrësve për nënshkrimin e kontratës.

Nenad Rashiq dhe Albin Kurti nenshkruajne kontraten me perfituesit per perkrahjen e bizneseve foto Ridvan Slivova 5 1 Momenti i nënshkrimit të kontratës në përkrahje të bizneseve /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, gjatë kësaj jave mbi 1 mijë e 500 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme janë asgjësuar nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosoves ben shkaterrimin e armeve te cilat jane konfiskuar foto Ridvan Slivova 28 1 Momenti i shkatërrimit të armëve të cilat janë konfiskuar /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves ben shkaterrimin e armeve te cilat jane konfiskuar foto Ridvan Slivova 38  Momenti i shkatërrimit të armëve të cilat janë konfiskuar /Foto: Ridvan Slivova/

Gjatë kësaj jave klubi i volejbollit Drita, njëherit Kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, ishte nikoqir i BVA Kupës Ballkanike për klube, që u mbajt nga 19 deri më 21 shtator në Gjilan.

Ekipi i volejbollit për femra Galatasaray Daikin nga Turqia ka mposhtur 3-0 me sete KV Dritën në ndeshjen e fundit, duke u shpallur kampion i garës.

Volejboll femrat Galatasaray fituese BVA Kupa Ballkanike per klube foto Ridvan Slivova 3 Volejboll femrat, Galatasaray fituese e BVA Kupa Ballkanike /Foto: Ridvan Slivova/

Volejboll femrat BVA Kupa Ballkanike per klube Drita Galatasaray foto Ridvan Slivova 6 Volejboll femrat, Galatasaray fituese e BVA Kupa Ballkanike /Foto: Ridvan Slivova/