Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur për Telegrafin se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti votimi që përmbajnë pakot me fletëvotime të dërguara deri tani në Kosovë.


Fletëvotimet e numëruara deri më tani përfaqësojnë komunat: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6 kuti), Gllogoc (2 kuti), Gjilan (7 kuti) dhe Mitrovicë e Jugut (2 kuti nga 5 gjithsej).

Procesi i numërimit vazhdon sipas komunave në QNR, ndërsa autoritetet e zgjedhjeve presin që numërimi i votave me postë të përfundojë shumë shpejt. /Telegrafi/