LAJMI I FUNDIT:

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Pantiqin, zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e menjëhershme të barrikadave

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Pantiqin, zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e menjëhershme të barrikadave

Ish-policit serb, Dejan Pantiq i është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Këtë vendim e mori Gjykata Themelore e Prishtinës pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

E një vendim të tillë të institucioneve të drejtësisë e ka mirëpritur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.


Von Cramon përmes një reagimi në Twitter derisa ka mirëpritur këtë vendim ka kërkuar largimin e barrikadave në veri.

“E mirëpres vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic i Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në në mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Von Cramon.

Edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka thënë se është koha që të hiqen barrikadat.

“Dejan Pantiq është liruar nga paraburgimi dhe është dërguar  në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hacker.

Ndërkaq deputetja e Parlamentit në Britani të Madhe, Alicia Kearns ka kërkuar që shteti i saj të ketë fokus më shumë në Ballkanin Perëndimor.

“Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Qeveria e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.

Dejan Pantiq u arrestua nga autoritet e Kosovë në fillim të dhjetorit. Ai dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Pas arrestimit të tij, në shenjë pakënaqësie grupe të serbëve vendosën barrikada në disa pjesë në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori