LAJMI I FUNDIT:

Nga ‘Longari’ i “Familjes Moderne” në sanitarin e “O Sa Mirë”, Ilir Prapashtica: Ju rrëfej eksperiencat e mia të aktrimit

Nga ‘Longari’ i “Familjes Moderne” në sanitarin e “O Sa Mirë”, Ilir Prapashtica: Ju rrëfej eksperiencat e mia të aktrimit

Ai është një emër i njohur i kinematografisë, ngase për fansat e serialeve vendore, ka qenë gjithnjë ndër aktorët më të pëlqyer. Ilir Prapashtica është aktori i cili i ka rezistuar ndër vite skenës së aktrimit, gjersa më shumë për publikun mbahet mend si ‘Longari’ i hit serialit të dikurshëm, “Familja Modene”.

Prapashtica së fundmi bëri një tjetër rikthim interesant, duke u shfaqur në serialin “O Sa Mirë”, pjesë e së cilit do të jetë tani e tutje. Në një intervistë për Telegrafin, aktori i njohur vjen për të rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij të re në këtë serial, si dhe atyre në jetën e tij private. Ndër të tjerash, nja bën pak të kuptojmë nga roli i tij në “O Sa Mirë”, i cili duket mjaft misterioz dhe ende i padëshifrueshëm për shikuesit.


Ilir, jeni rikthyer pas një kohe të gjatë në një serial televiziv. Na trego pak si po e shijon eksperiencën në “O Sa Mirë”?

Është pak herët me e tregu shijimin e serialit, se është episodi i dytë, dhe për mua është si me fillu një serial nga e para edhe pse ka që një kohë që jam i angazhuar nëpër seriale vendore , por prapëseprapë është një fillim për mua, unë do të mundohem që të japë maksimumin nga vetja ime për aq sa di dhe mundem, por me kohë besoj se gjithçka do të rregullohet .

Ilir Prapashtica me rol të ri në “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Kur ju erdhi ftesa dhe sa ju kanë mirëpritur stafi i serialit?

Ftesa për serial më ka ardhur para tri jave, dhe kam pas takim me producentin Fisnik Vejsa dhe regjisorin Valter Lucaj, ku më është ofruar një rol në serialin vendor “O sa mirë”, dhe unë me gjithë dëshirë e kam pranuar, ndërsa mirëpritja ka qenë shumë e mirë edhe pse aktorët e serialit i njoh bukur moti.

Keni një rol të çuditshëm në këtë serial, ndoshta pak edhe mistik. Na trego pak cilat janë synimet e personazhit që ti përfaqëson në “O Sa Mirë”?

Ky rol është menduar nga skenaristi Milot Hoxha, por nga ana profesionale nuk mundem me u zbulua se kush jam në këtë personazh dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen e këtij personazhi në serial, për shkak se do të ketë befasi të njëpasnjëshme, dhe duhet me e mbajt pak si sekret, ashtu se si e kanë pa të gjithë shikuesit dhe kanë dëshirë me e ditë se çka do të ndodhë në të ardhmen, duhet me i përcjellë episodet dhe me u kënaqë me të qeshura dhe me situata që do të ndodhin në episodet që do t’i shikojmë çdo të diele në Klan Kosova .

Ilir Prapashtica (Foto: Arton Humolli)

Ndërkohë, publiku ju mban më shumë mend si ‘Longari’ i “Familjes Moderne”. Na thuaj pak sa të mungon eksperienca në këtë serial?

Seriali vendor “Familja Moderne” ka qenë seriali i parë vendor dhe është e vërtetë që jo vetëm ‘Longarin’ që e mbajnë në mend, por të gjithë personazhet e serialit, dhe shumë prej gjeneratës më të vjetër iu mungon ky serial, dhe gjithmonë pyesin se a do të fillojë prapë, për dallim nga gjeneratat e reja, serialin “Familja Moderne” nuk e mbajnë mend se në fakt ka 10 vite që është ndërpre, dhe më shumë më pyesin për serialet që janë tash aktivë ku kam marr pjesë edhe unë në disa prej tyre. Mungesa e “Familjes Moderne” do të jetë gjithmonë në mendje dhe zemër, si për kolegë ashtu edhe për stafin realizues, se ka qenë seriali i parë dhe i vetëm deri më tash ku kam marr pjesë për dhjetë vite pa ndërpre dhe mund të them se ka qenë një kohë e artë për të gjithë neve që kemi qenë pjesë e këtij projekti.

Sa dallon roli i dikurshëm tek “Familja” me atë që luan sot ti te “O Sa Mirë”? Ku e gjen veten më mirë?

Rolet nuk dallojnë shumë, por rrethanat dallojnë si nga mosha ashtu edhe nga eksperienca, ndërsa unë jam mësuar të sillem mirë në çdo serial, film apo projekt tjetër dhe nuk e kam problem ta gjej vetën, të ndjehem rehat e mirë.

Aktori Prapashtica është më shumë i njohur për publikun si ‘Longari” i hit serialit “Familja Moderne” (Foto: Familja Moderne/YouTube)

Ndërkohë janë bërë disa vite në aktrim. Na trego cila ka qenë ndër eksperiencat e tua më të mira në këtë fushë?

Duke filluar nga “Familja Moderna”, “Kombinati “, “Stinë Dashurie”, “Zyrja për gjithçka”, “Çka ka Shpija”, e deri te seriali i fundit, “O sa Mirë”, unë jam munduar të paktën me u ndje mirë në të gjitha projektet, ndërsa eksperiencat kanë qenë të ndryshme si me regjisorë, ashtu edhe me aktorë të moshave të ndryshme deri te skenaristët e te stafi realizues teknik.

Më mirë në film apo teatër?

Si fillim, mirë është me qenë i angazhuar, dhe me qenë “in”, që po thonë të rinjtë, e mandej a në film a në teatër, nuk ka rëndësi .

Ilir Prapashtica me performancë të veçantë në hit serialin “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Nuk është se dimë shumë për jetën tuaj jashtë ekranit. Mund të na thuash me çfarë merreni tjetër, dhe si është një ditë e zakonshme e Ilirit?

Unë kohën më të madhe e kaloj me familje dhe me shoqëri, sidomos kur fillon stina e pranverës, shijojmë natyrën e besa edhe ushqimin, duket edhe nga konstrukti fizik i trupit tim.

Si do ta komentoni gjendjen e artit dhe kinematografisë në Kosovë?

NO COMENT.

Thënia juaj e jetës?

“Dashuro, jeto, vlerëso, se jeta është shumë e shkurtë, në të kundërtën është shumë shumë e gjatë”.

Ilir faleminderit shumë për intervistën. Diçka për fund?

Faleminderit dhe juve, ishte kënaqësi. /Telegrafi/

Ilir Prapashtica (Foto: Arkiv)

Në trend

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori