Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Gjelbrim Taipi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Taipi fillimisht ka dhënë një rrëfim tejet emocionues duke treguar se si ia doli të transferohej te Shkëndija.


“Tani ne tek fshati jonë Tërnoc, është një turnir memorial “Ditët e Komandantit” edhe me inicimin e drejtorit të KF Tërnocit, Nexhat Aliu, ka pasur miqësi shumë të mirë me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës dhe gjatë një takimi që kanë qenë në bisedime, kanë vendosur që në fund të muajit të luajmë një ndeshje miqësorë me Shkëndijën”.

“Mirëpo Shkëndija e Tetovës ishte periudha kur pas 25 vitesh u shpallën kampion i Maqedonisë dhe ata nuk erdhën i gjithë formacioni i parë, por trajneri ishte Qatip Osmani i ekipit të parë”.

“Gjatë asaj ndeshje që përfundoi 2-1 kam arritur të bëjë një gol dhe pas ndeshjes direkt presidenti i klubit të Shkëndijës tha se ti do të vish me ne në autobus”, ka rrëfyer Taipi mes tjerash.

Episodin e plotë me Gjelbrim Taipin mund ta ndiqni të shtunën në ora 16:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app