LAJMI I FUNDIT:

Nga kundërshtimi i Ajnshtajnit tek ‘mbytja’ e vdekjes dhe shpërthimi i diellit – pretendimet e fizikanit Shukri Klinaku

Nga kundërshtimi i Ajnshtajnit tek ‘mbytja’ e vdekjes dhe shpërthimi i diellit – pretendimet e fizikanit Shukri Klinaku

Shkencëtari dhe fizikani i njohur gjerman, Albert Ajnshtajn (në origjinal Einstein), famën botërore e ka arritur me teorinë e relavitetit të përgjithshëm. Në këtë teori, Ajnshtajni unifikoi idenë e hapësirës me kohën si një lloj strukture katërdimensionale, të cilën e emërtoi si hapësirë-kohë. Megjithatë, një koleg i tij, shumë vite më vonë, po e kundërshton atë.

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaron me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.


“Është e vërtet që Ajnshtajni thotë se koha dhe hapësira janë të pandashme. Për bindjen time, ky është një koncept absurd. Për të definuar kategorinë qenësore të botës tonë, duhet të dihet që ajo duhet të ekzistojë, duhet me ia dhënë disa atribute. Atributet që ia jep Ajnshtajni hapësirë-kohës janë shumë të çuditshme. P.sh, Ajnshtajni thotë përkulet, ose lëkundet, pra kush lëkundet? Çka lëkundet te hapësirë-koha?”, ka deklaruar fizikani në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Sipas nobelistit gjerman, struktura gjeometrike e hapësirës dhe kohës, përkulet dhe lakohet kur një materie me masë të madhe peshon në të. Në këtë rast, sipas tij, planeti Tokë e përkul hapësirë-kohën.

E duke folur për hapësirë-kohën, Klinaku shtron pyetjen se si mund të përkulet dicka që s’posedon material.

Ajnshtajni në teorinë e përgjithshme të relativitetit thotë se koha është dimension i katërt i hapësirës, brendapërbrenda asaj strukture.

Koha, sipas Klinakut, është shpikje e njeriut dhe se e njëjta s’është e lidhur me hapësirën, ashtu siç pretendon Ajnshtajni. Ai potencon se koha nuk ekziston në kuptimin material, duke shtuar se ajo është vetëm krahasim i ngjarjeve dhe nuk është kategori qenësore e universit.

“Gjithësia definohet nga dy kategori qenësore: Materia dhe hapësira. Pa këto dyja nuk ka gjithësi. Koha është shpikje e njeriut”, ka deklaruar Klinaku.

I pyetur edhe për çështje të tjera, profesori ka thënë se dielli, si ylli më i afërt i yni, do ta ‘përjetojë vdekjen’. Ai deklaroi për Telegrafin se dielli do të pësojë një eksplodim pas rreth pesë miliardë vjetësh, gjë që do të përfundojë me shuarjen e tij.

“Një dihet me saktësi që ylli më i afërt yni që na jep edhe jetën, e që është dielli, sikurse të gjithë yjet e tjerë që nuk janë të përjetshëm. Kështu që pas rreth pesë miliardë vjetësh ylli ynë do të eksplodojë dhe me rastin e atij eksplodimi do të zgjerohen flakët shumë dhe do ta përbijnë edhe Tokën”, ka potencuar ai.

Kjo vjen krahas kërcënimeve të ndryshme që mund të përballet planeti ynë.

Në anën tjetër, një ndër çështjet që e ka preokupuar njerëzimin që nga zanafilla është pavdekësia apo ‘mbytja’ e vdekjes. Për të kanë qarkulluar shumë ide e hipoteza, shumë prej tyre duke kundërshtuar njëra-tjetrën. Fizikani kosovar deklaroi se pavdekësia mund të arrihet, e një ndër ato mënyra sipas tij është zgjatja e jetës, madje është fare e lehtë e mundshme.

Shukri Klinaku

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë ai tutje.

Pavdekësia sipas Klinakut mund të arrihet gjithashtu në rast të rigjenerimit apo zëvendësimit të organeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori