LAJMI I FUNDIT:

Nga Korisha kërkohet drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Nga Korisha kërkohet drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Në Korishë të Prizrenit sot janë kujtuar 77 martirët e rënë të këtij fshati me rrethinë të cilët u goditën gabimisht nga forcat e NATO-s, të cilat për qëllim kishin bombardimin e forcave serbe.

Për këta dëshmorë dhe për të gjithë të tjerët që ranë për lirinë e Kosovë u kërkua drejtësi derisa familjarët thanë se janë kategorikisht kundër pajtimit më Serbinë pa pranuar krimet serbe në Kosovë dhe pa i kthyer trupat e të pagjeturve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Korisha dhe Kabashi janë treva të rezistencës dhe heroizmit dhe bastion i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Kreu i shtetit tha se martirët e këtij fshati dhe gjithë dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejt i dhunës sistematike dhe gjenocidit të shteti serb.

Thaçi teksa tha se e mirëpret vendimin për nxjerrjen e një rezolute e cila kërkon drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë, kërkoi nga të gjithë instancat ndërkombëtare që më në fund të vihet drejtësi.

“Edhe martirët në Korishë e dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë, në rrethana qe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre nga oborret e tyre. Edhe kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spatrimit etnik nga Serbia. Unë ndihem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të gjithë të bashkuar që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve të tjera pasuese që qartë e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha Thaçi.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se si nëpër shumë masakra edhe në këtë të Korishës forcat serbe përdorën popullatën civile për të shkaktuar dhembje. Haskuka foli edhe gjendjen e memorialit të këtyre 77 martirëve për çka u zotua se gjithçka do të rregullohet brenda vitit të ardhshëm.

“Besoj që në vitin e ardhshëm do të kemi rregullimin e gjendjes së memorialit të martirëve por edhe të varrezave të dëshmorëve. Këto memoriale duhet të përkujtojnë të gjithë ata nga jashtë që shtetësia e Kosovës është dhënë nga jashtë, shtetësia e Kosovës që nga vitit 1912 është kërkuar….pasi masakrat e mëparshme nuk kemi mundur me i interpretua mirë dhe nuk kemi mundur me i tregua mirë së paku këto tragjeditë e fundit duhet ti shpjegojmë shumë mirë”, tha ai.

Ish komandanti i Batalionit të Kabashit, Lulëzim Kabashi tha se pranvera e përgjakshme e vitit 1999 tregoi se epliogu i luftës për liri ishte afër. Sipas tij 13 maji i vitit 1999 vuri në pah ligësinë e politikës së Millosheviqit dhe Sheshelit e cila po ndiqet edhe sot nga udhëheqësit serbë.

“13 maji i vitit 1999 vuri në pah edhe njëherë ligësinë skenarët e ndyra dhe qyqarllëkun e ushtrisë serbe dhe makinerisë ushtarake dhe propagandistike të politikës së Millosheviqit dhe Sheshit që sot e asaj dite vazhdon udhëheqjen me Serbinë me mendësinë dhe e vitit 1999. Skenari i zi serb i vuri në lajthitje forcat e ajrorë të NATO-s duke manovruar me zhvendosjen e makinerisë serbe dhe vendosjen e personave të pafajshëm e cila kishte vendosur të largohej për në Shqipëri”, tha ai.

Në emër të Këshillit Organizativ foli, Rexhë Uka i cili tha se sot po kujtojnë njerëzit të cilët në mënyrë tinzare u përdorën nga forcat serbe, për të rënë më pas për lirinë e vendit.

“Kjo datë të mbushë me dhembje dhe pikëllim, duke kujtuar këtë datë të përgjakshme të kësaj ane nga sulmet e aleates sonë që ishin krejtësisht humane, të drejta dhe ishin parandaluese dhe pjesë e luftës së shqiptarëve për liri. Në këtë datë gabimisht sulmet e NATO-së goditën njerëzit që ishin të rrethuar dhe mbaheshin rob nga forcat serbe”, tha ai.

Në këtë tubim përkujtimor familjarët e 77 martirëve të Korishës kërkuan që para drejtësisë të vihen të gjithë ata që kryen krimet gjatë luftës në Kosovë.

Në emër të familjarëve foli, Hasan Ahmetaj i cili tha se me dhimbje të madhe i kujtojnë më të dashuritë e tyre. Ai tha se institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi të kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë ata që kryen krime ndaj çdo shqiptari të pafajshëm.

“Kërkojmë drejtësi për të gjitha krimet e luftës dhe i themi jo pajtimit me Serbinë pa dorëzimin e të pagjeturve pa kërkuar falje dhe pa pranuar krimet dhe dëmet që i kanë bërë në trojet tona. Askush nuk guxon t’i harroj krimet e bëra në këtë vend dhe nuk do të heshtim… Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të shkoj në vend e të ndëshkohen autorët që ende lëvizin lirshëm. Institucionet ton janë përgjegjëse për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e çdo shqiptari të pafajshëm”, tha ai.

13 maji i vitit 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe disa banorë të Korishës duke përfshirë gra, fëmijë, burra, pleq humbën jetën gabimisht pasi që forcat serbe i përdorën ata si mburojë të gjallë kundër sulmeve të NATO-s. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori