LAJMI I FUNDIT:

Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut – këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se opsionet që ishin të paimagjinueshme tri javë më parë, tani janë “shumë në tryezë” – kur bëhet fjalë për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia, varësia nga hidrokarburet ruse, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin rrugëtim. Disa vende do ta kenë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Mbi 200 korporata perëndimore janë larguar nga tregu rus
Lexo po ashtu Mbi 200 korporata perëndimore janë larguar nga tregu rus

Ndërkohë të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se SHBA-ja po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin që po ushtron një agresion mbi Ukrainën.


Sipas CNN, për shembull në SHBA, pasojat e një ndalimi të importit të naftës ruse do të kishin ndikim të kufizuar – duke qenë se Rusia përfaqëson më pak se 2% të importeve të saj të përgjithshme të naftës.

Largim masiv i kompanive botërore nga tregu rus pas vendosjes së sanksioneve
Lexo po ashtu Largim masiv i kompanive botërore nga tregu rus pas vendosjes së sanksioneve

Ndërkohë në një infografikë të publikuar po nga CNN, paraqiten vendet që janë më së shumti të varura nga gazi rus dhe që janë Hungaria, Sllovakia, Moldavia, Austria, Gjermania, Bullgaria… /Telegrafi/

Vendet evropiane që e përdorin gazin rus

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Ekonomi
Kalo në kategori