LAJMI I FUNDIT:

Nga helmet e pakontrolluara po rrezikohen edhe njerëzit në Maqedoni

Nga helmet e pakontrolluara po rrezikohen edhe njerëzit në Maqedoni

Aktivistët e Shoqatës “SOS” nga Ohri, alarmojnë opinionin dhe kompetentët për përdorimin e helmeve, pesticideve dhe herbicideve të ndryshme në mënyrë të pakontrolluar, me qëllim të helmimit të shtazëve dhe brejtësve të ndryshëm, nga të cilat helme po pësojnë shtazët dhe shpezët.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, aktivistët e kësaj Shoqate, në rajonin e fshatit Radozhdë të Strugës, kanë hasë në disa shtazë të ngordhura-të helmuara e disa në fazën përfundimtare të ngordhjes, por për fat të keq ka pësuar edhe një mjellmë.


Kohëve të fundit janë vërejtur në disa vendbanime të Strugës e Ohrit se persona të papërgjegjshëm ose të paautorizuar hedhin helmet e ndryshme për helmimin e qenve dhe maceve endacake, helme që kanë mjaft toksik, që pastaj edhe depërtojnë në shtresat nën sipërfaqësore të tokës dhe përfundojnë në Liqenin e Ohrit, prej nga pasojat i ndien edhe njerëzit përmes konsumimit të peshkut të kontaminuar.

Dihet mirëfilli se helme, pesticide dhe herbicide të tilla mund të blejnë edhe fëmijët në sasi të pakufizuara, që pastaj po përdoren për helmimin e shtazëve “endacake”, por kjo mund të shkaktojë një katastrofë të vërtetë ekologjike, njofton INA.

Shoqata “SOS” nga Ohri apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e këtyre preparateve toksike në sipërfaqet e tokës dhe afër Liqenit, ndërsa nga Ministria e ekologjisë që sa më shpejt të reagojë për rastin e helmimit të pos tjerësh edhe të mjellmës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori