LAJMI I FUNDIT:

​Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në Prishtinë 19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19, dy shkolla në mësim online

​Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në Prishtinë 19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19, dy shkolla në mësim online

Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat e Komunës së Prishtinës me COVID-19 janë infektuar 19 mësimdhënës, 50 nxënës dhe një punëtor teknik.

Vetëm në dy shkolla të kryeqytetit është duke u zhvilluar mësimi online si pasojë që kanë rezultuar mësimdhënës e nxënës pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën Prishtinës, Shpresa Shala, thotë se ka rënie të numrit të të infektuarve me coronavirus brenda shkollave të Prishtinës.


Shala thotë se procesi mësimor në këtë gjysmëvjetor është duke shkuar më mirë sesa ai i kaluari, megjithatë deklaron se ka rënie të cilësisë në arsim si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Për momentin nuk kemi probleme të theksuara, kemi numër të të infektuarve por jo sikur në periudhën e parë, do të thotë ka rënie të numrit të të infektuarve. Për momentin i kemi 19 mësimdhënës, një staf teknik dhe 50 nxënës të infektuar nëpër shkolla të ndryshme, të cilat në rast se një nxënës është pozitiv në një klasë atëherë klasa shkon në mësim online, por si shkolla komplet e kemi vetëm shkollën ‘Nazim Gafurri’ klasa 1 deri në 5 janë online dhe shkolla në Hajvali klasa 6 deri në 9”, thotë ajo.

Shala thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve me COID-19, sipas informacioneve që i kanë, është e mirë dhe se nuk kanë komplikime.

E para e Arsimit në Prishtinë, thotë se janë të vetëdijshëm që ka rënie të cilësisë për arsye të ndryshme gjatë vitit të fundit, megjithatë thotë se janë duke punuar në vazhdimësi që ta përmirësojnë cilësinë në nivel të komunës.

Ajo bëri të ditur se sot dhe nesër do të mbahet një trajnim me drejtorët e shkollave të kryeqytetit, e që për qëllim ka vlerësimin e përformancës së shkollës.

Pas këtij trajnimi, Shala tha se shkollat nga e hëna do të fillojnë vlerësimin e përformancës dhe nxjerrjen e dobësive brenda shkollave.

“Nuk kemi bërë ndonjë vlerësim për të ditur se a ka ngecje apo ka suksese në këtë periudhë, mirëpo jemi të vetëdijshëm që nuk ka suksese dhe ka rënie të cilësisë për shkak të qoftë minutazhës së shkurtër të orëve mësimore, qoftë mungesave të cilat nxënësit i kanë bërë për shkak të infeksioneve apo mësimdhënësit për shkak të infeksionit me COVID-19”, u shpreh ajo.

Shala tha se “si DKA në vazhdimësi jemi duke punuar që të përmirësojmë cilësinë në nivel të komunës”.

“Tani më sot jemi duke mbajtur një trajnim me Asociacionin e Drejtorëve të Komunës së Prishtinës, me të gjithë drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë, do të thotë trajnimi është për vlerësimin e përformancës së shkollës, që në fakt pas trajnimit dy ditor i cili është sot dhe nesër, shollat nga e hëna fillojnë vlerësimin e përformancës që t’i nxjerrin dobësitë dhe mangësitë të cilat i kanë në shkolla dhe duhet t’i caktojnë prioritetet për të punuar dhe për t’i evituar ato mangësi të cilat ekzistojnë nëpër shkolla”, thotë Shala.

Përkundër që Shala vlerëson që mësimi me orar të shkurtuar e me klasë të ndarë në dy grupe nuk është shumë efektiv, thotë se kthimin në normalitet do ta bëjnë vetëm kur të marrin një rekomandim të tillë nga IKSHPK-ja.

“Ne gjithmonë punojmë me rekomandime të IKSHPK-së dhe në momentin që ata na lirojnë masat dhe thuhet që duhet të kthehemi me të gjithë nxënësit në klasë, ne jemi të gatshëm të kthehemi dhe jemi të vetëdijshëm që është shumë më mirë të kthehen të gjithë nxënësit. Por, përderisa kemi rekomandime nga ta dhe nga MASH që nuk mund të kthehen të gjithë nxënësit ne i respektojmë të gjitha ato masa”, deklaroi ajo për KP.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, thotë se vazhdon të jetë problematike mbajtja e mësimit online për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike, megjithatë thotë se mësimdhënësit dhe nxënësit tashmë janë aftësuar që t’i përdorin platformat online.

Sa i përket furnizimit të shkollave me dezinfektues e me maska, Shala thotë se qëndrojnë mirë dhe të gjithë përgatitjet i kanë bërë gjatë pushimit dimëror.

“Gjatë pushimit dimëror të gjitha shkollat janë furnizuar me dezinfektues dhe rezerva të dezinfektuesve, gjithashtu kemi pasur edhe donacione të shumta nga donatorët, në këtë rast UNICEF-i ka mbështetur të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës edhe me dezinfektues edhe me materiale higjienike. Kështu që, po ia dalim edhe vet, mirëpo me bashkëpunim dhe me ndihmën e donatorëve këto vështirësi po janë të tejkalueshme. Do të thotë sa i përket aspektit teknik të sigurimit të mjeteve dezinfektuese, gjithashtu edhe niveli i pastërtisë nëpër shkolla është rritur”, thotë Shala.

Gjysmëvjetori i dytë këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 ka filluar me 18 janar./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori