LAJMI I FUNDIT:

Nga faktorët fizikë, mungesa e hekurit te tiroidet: Thonjtë e dobët si simptomë

Nga faktorët fizikë, mungesa e hekurit te tiroidet: Thonjtë e dobët si simptomë

Sipas Kolegjit Osteopatik Amerikan të Dermatologjisë (AOCD), thonjtë e brishtë ndahen në dy kategori: të thatë dhe të dobët ose të butë dhe të dobët

Thonjtë e thatë dhe të dobët janë rezultat i mungesës së hidratimit. Ato zakonisht shkaktohen nga larja dhe tharja e përsëritur e duarve.


Nga ana tjetër, thonjtë e butë dhe të dobët shkaktohen nga lagështia e tepërt, shpesh rezultat i ekspozimit ndaj detergjenteve, produkteve pastruese të shtëpisë dhe pastruesve të manikyrit, shkruan Healthline.

Shkaqe të tjerë të thonjve të dobët përfshijnë:

Mosha: Thonjtë zakonisht ndryshojnë me rritjen në moshë. Teksa thonjtë e këmbëve zakonisht bëhen më të trashë dhe më të fortë, thonjtë e duarve bëhen të hollë.

Mungesa e hekurit: Kjo gjendje ndodh kur trupi nuk merr hekur mjaftueshëm, gjë që çon në nivele të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut. Mjeku mund të masë nivelin e ferritinës dhe të sigurojë suplemente nëse konstatohet se keni nevojë.

Hipotiroidja: Së bashku me thonjtë e dobët, simptomat e niveleve të ulëta të tiroides mund të përfshijnë humbje të flokëve, lodhje, shtim në peshë, kapsllëk dhe depresion.

Sindroma e Raynaud: Një çrregullim i rrallë i enëve të gjakut, zakonisht në gishtat e duarve dhe të këmbëve. Kjo bën që enët e gjakut të ngushtohen kur jeni të ftohtë ose ndjeheni të stresuar.

Kur kjo ndodh, gjaku nuk mund të dalë në sipërfaqen e lëkurës dhe zonat e prekura bëhen të bardha dhe blu. Kjo gjendje mund të ndikojë te shëndeti i thonjve, citon Anabel.

AOCD ofron një këshillë diagnostike për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse thonjtë e dobët janë shkaktuar nga një gjendje e brendshme ose nga faktorë të jashtëm të mjedisit:

“Nëse thonjtë e duarve këputen dhe janë të dobët, por thonjtë e këmbëve janë të fortë, atëherë një faktor i jashtëm është shkaku.”

Si të mbroheni nga faktorët e jashtëm?

– përdorni krem për duart
– kur bëni punët e shtëpisë, si larja e enëve, vendosni doreza
– shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj motit të ftohtë dhe të thatë
– mbajini thonjtë e shkurtër për të shmangur këputjen
– mos i mbani në gojë ose mos i kafshoni
– zgjidhni pastrues manikyri që nuk përmban aceton

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori