Fjala dhe arti bashkohen për të formuar një realitet të ri, një univers ku emocionet dhe mendimet ndërthuren nëpërmjet fuqisë së letërsisë dhe interpretimit. Pikërisht një mbrëmje e tillë, e mbushur me ndjenja të thella dhe reflektime mbi trashëgiminë tonë kulturore, u zhvillua në Prishtinë, ku aktorja dhe autorja e njohur, Vlora Nikçi, promovoi librin e saj të dytë, “Mallkime dhe Bekime”.
Ky libër vjen pas suksesit të madh të “Kangë popullore erotike”, një vepër që solli në dritë pasurinë e folklorit erotik shqiptar dhe ngjalli debat e admirim në qarqet letrare dhe artistike.
Në ambientet e Mensës “Ramis Sadiku”, në një atmosferë intime mes miqsh të shumtë dhe artistësh të njohur, promovimi i këtij botimi të ri u karakterizua nga diskutime të pasura dhe interpretime artistike, duke e kthyer mbrëmjen në një përvojë që kapërceu kufijtë e një eventi të zakonshëm letrar.

Telegrafi ishte pjesë e këtij momenti kulturor të veçantë, duke ndjekur nga afër emocionet dhe mesazhet e autores.
Një vepër me emocione të veçanta

Gjatë intervistës për Telegrafin, Vlora Nikçi shprehu emocionet e saj të forta për këtë botim, duke theksuar se përjetoi ndjenja të fuqishme gjatë këtij promovimi:
“Shumë emocion, emocion i veçantë, edhe emocionohem më shumë se e para, bile e thashë me vete, mos ndoshta mallkimi meqë ka qëllu për mallkimin, po më njeh njëfarë mallkimi me këtë libër. Ka qenë shtytja e parë, siç e thashë edhe në skenë, prej doktor profesor Sadri Fetiut. Ai më shtyu që unë duhet ta bëja patjetër këtë fillim. Vërtet e kisha pak vështirë, se më dukej si një temë e rëndë. Unë erotikën e dua, por kjo më dukej pak mallkim dhe e vështirë, por pastaj mora guximin. Mendimin e tij e mora shumë seriozisht dhe ia dola”.
Aktorja dhe autorja gjithashtu shtoi: “Të gjithë lexuesve të botës ju them, atyre të huajve, zbuloni çfarë vendi dhe trashëgimie kemi. Tyre tanëve ju them, zbuloni vetveten. Trashëgimia e jonë të mëson për veten tuaj, kush jemi ne dhe pse jemi kështu e s’jemi ashtu. Trashëgimia mëson edhe profesion, por është shumë më e vlefshme kur njeh trashëgiminë tënde kulturore. Mua kjo më ndihmon në profesion si aktore”.
Interpretime artistike dhe panelistët e ftuar

Në promovimin e librit morën pjesë panelistët e njohur Rita Petro, Shaban Sinani dhe Sali Bytyqi, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e kësaj vepre në kontekstin e trashëgimisë kulturore dhe letrare shqiptare.
Ndërkohë, aktorët Vlora Nikçi, Arta Muçaj, Armend Baloku, Bislim Muçaj, Xhejlande Turbunja, Lulzim Bucolli dhe Donika Ahmeti interpretuan pjesë nga libri, duke sjellë emocion dhe energji artistike në event.

Ky botim i dytë i Nikçit synon të hapë një dritare të re mbi traditën, identitetin dhe ndërlidhjen mes të kaluarës dhe së tashmes, duke e bërë atë një vepër të rëndësishme për lexuesit dhe studiuesit e kulturës shqiptare. /Telegrafi/
Fotografi të tjera nga promovimi:











Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Publikohet traileri i serialit “The Last of Us”, sezoni i dytë vjen më 13 prill

Hailey Bieber pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon” duke e kritikuar

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja