LAJMI I FUNDIT:

Nga Egjipti në Sarandë për të vjedhur një velierë, policia e Vlorës prangos 4 egjiptianë

Nga Egjipti në Sarandë për të vjedhur një velierë, policia e Vlorës prangos 4 egjiptianë

Vjedhja e një veliere në Portin Limion të Sarandës, u ka kushtuar shtrenjë 5 personave, 1 shqiptar dhe 4 egjiptianë, si dhe një polici që kishte për detyrë ta ruante, apo të konstatonte mungesën e saj.

Policia e Vlorës bëri të ditur se ka vënë në pranga pesë persona, me akuzën se kanë vjedhur me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor 2023.


Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasit: A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

“Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pasi nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Historia

Në muajin qershor 2023, një anije veliere, 15 metra e gjatë me mbishkrimim “Bavaria 50”, që nuk dihej se kujt i përkiste, është gjetur në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali.

Veliera e braktisur është kontastuar nga anija e peshkimit “Rozafa”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, por brenda janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme ç’ka ngre dyshime se mund të ishte përdorur për trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme.

Kapiteni i anijes së peshkimit “Rozafa” ka njoftuar Kapitenerine e Siçilisë dhe Delta Forcën e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme.

Në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, velieren ia kanë dhënë kapitenit të anijes “Rozafa”. Më 14 qershor, mjeti lundrues mbërriti në portin e Limjonit në Sarandë, i sekuestruar nga Policia Kufitare, e cila kreu verifikime për itenerarin dhe pronarët e mjetit lundrues, por pa arritur në përfundime se kujt ishte pronësia./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori