Nga e hëna, qytetarët amerikanë janë të obliguar t'i mbajnë maskat gjatë transportit publik

352:"Buses on 5th Avenue display "Mask Required" signs in New York, U.S., on Monday, Sept. 21, 2020. New York City's Metropolitan Transit Authority reported 8.29 million people entered the subway during the last work week, up 15% from the previous week and 50% lower than the average for the past year. Photographer: Michael Nagle/Bloomberg via Getty Images 26:"Bloomberg via Getty Images
Qytetarët amerikanë do të duhen t’i mbajnë maskat nga e hëna në çdo lloji të transportit publik, përfshirë në autobusë, në trena, taksi, aeroplanë, anije, metro, ose edhe tek automjetet që i ndajnë së bashku.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ky vendim i njoftuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vjen si masë preventive për përhapjen e coronavirusit.
Urdhri i nënshkruar nga Martin Cetron, drejtor i Divizionit të Migracionit Global dhe Karantinës nga CDC, thotë se njerëzit duhet t’i mbajnë mburojat gjatë transportit publik si dhe duke pritur transportin e tyre.
Masa vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 21 janar që obligoi udhëtarët mes shteteve t’i vendosin maskat. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































