LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna ndryshon orari i lëvizjes në Shqipëri, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe

Nga e hëna ndryshon orari i lëvizjes në Shqipëri, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur këtë të diele në mbledhjen e radhës që të lehtësojë disa prej masave kufizuese.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ekspertët kanë vendosur që të zgjatet ora e lejuar për qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes.


Deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve. Vendimi hyn në fuqi që nga dita e hënë.

“Në vlerësim të situatës së gjashtë javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit”, tha Manastirliu.

Po ashtu, duke pasur situatën në Mbretërinë e Bashkuar që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që të hapen fluturimet me Britaninë.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi ajo.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës, por edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave kundër COVID-19.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13 për qind. Më duhet të shtoj se kemi pasur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anti COVID-19: distancimi, maskën, higjienën”, përfundoi Manastirliu. /Klan TV/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori