Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb.

Kjo i jep bukës dhe brumërave formën, teksturën dhe volumin. Meqenëse gjendet në tre drithërat më të përdorur, gjen përdorim edhe në ushqime tjera që përmbajnë këto drithëra si mielli, buka, pastat, drithërat e mëngjesit, supat dhe birra.


Gluteni nuk gjendet në fruta, perime, mish dhe produkte të qumështit, peshk, vezë, fara dhe fasule.

5E628196 1B27 4157 9B58 57F31540D345

​Për personat me sëmundjen e celiakisë - që i përbën rreth 1% të popullatës, konsumimi i produkteve me gluten shkakton reaksion imunologjik mjaft të fortë për të dëmtuar mukozën e zorrës së hollë, e cila është përgjegjëse për absorbimin e nutrientëve.

Kjo shkakton simptoma si dhimbje në pjesën abdominale, fryerje, diarre, humbje në peshë dhe kequshqyerje, si pasojë e mos - absorbimit të nutrientëve që i marrim nga ushqimi. Prandaj, personat me sëmundjen e celiaksë duhet të jenë tejet të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë, dhe të edukohen mirë se cilat ushqime përmbajnë gluten.

F93A6AF9 4D9E 42B0 8101 0B9BF4A18493

Disa prej tyre që përdoren çdo ditë, si p.sh malta apo proteina bimore e hidrolizuar gjenden në supa, sosëra, produkte të mishit të procesuara(virshlle, sallamë, përshutë). Prandaj, leximi me kujdes i etiketave ushqimore, është i domosdoshëm për personat me celiaki.

​Përveç sëmundjes së celiakisë, tashmë ka dalë edhe një term tjetër lidhur me intolerancën ndaj glutenit që quhet 'ndjeshmëri ndaj glutenit'. Përkundër sëmundjes së celiakisë, nuk ka një test të mirëfilltë diagnostikimi për ndjeshmërinë ndaj glutenit.

Ndjeshmëria ndaj glutenit karakterizohet me simptoma si fryerje në pjesën abdominale, diarre apo konstipacion. Për personat që dyshojnë se kanë ndjeshmëri ndaj glutenit, eliminimi i glutenit për një kohë, dhe ri-kthimi i tij në dietë do të ishte një mënyrë e mirë për të identifikuar problemin.

31FB4FCB 428B 4942 80A5 96226EDBE444

Studimet rreth ndjeshmërisë ndaj glutenit janë kontradiktore, ku te disa studime është gjetur se dieta pa gluten nuk përbën ndonjë ndryshim, e te disa tjera se i redukton problemet me tretje, fryerjen, disponimin dhe lodhjen.

Për personat që preferojnë të ndjekin një dietë pa gluten, duhet t'a dijnë se eliminimi total i drithërave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, për shkak se privohen nga nutrientët si fibrat, antioksidantët, vitaminat B dhe mineralet si hekuri, magnezi apo seleni. Prandaj, duhet të gjenden alternativa të shëndetshme dhe pa gluten.

Këtu përfshihen drithërat/fasulet dhe farat si: Orizi/mielli i orizit
Misri/mielli i misrit
Mielli
Tëshëra - e specifikuar si pa - gluten/Miell tërshëre pa gluten
Meli
Kuinoa
Amaranti
Fasulet e ndryshme(fasulet e bardha, kuqe, zeza)
Thjerrëzat
Qiqrrat/mielli i qiqrrave
Farat chia
Farat e lirit
Bajamet/mielli nga bajamet
Ushqimet tjera të specifikuara si pa- gluten (buka, pastat, drithërat e mëngjesit)

Të gjitha këto produkte mund t'i gjeni te Dyqani BIO në Veternik, në Facebook & Instagram apo t'i porosisni online në Dyqani - BIO - Gjirafa Mall.

AMARANT 500g EKOZONA f1 AMARANT 500g EKOZONA f1

Bollgur Griz nga misri 500 g EKOZONA 1 Bollgur (Griz) nga misri 500 g EKOZONA (1)

Cokollate 70 CHIA Grejp Banjamissimo Cokollate 70% CHIA Grejp Banjamissimo

Cokollate 70 Mint Maca Banjamissimo Cokollate 70% Mint Maca Banjamissimo

Cokollate 70 Roze Banjamissimo Cokollate 70% Roze Banjamissimo

Cokollate 75 RAw Cacao Banjamissimo Cokollate 75% RAw Cacao Banjamissimo

FASULE E KUQE 500g davert f1 FASULE E KUQE 500g davert f1

KREM NGA COKOLATA 200 g GF BONVITA 1 KREM NGA COKOLATA 200 g GF, BONVITA (1)

KREM NGA COKOLATA 200 g GF BONVITA 2 KREM NGA COKOLATA 200 g GF, BONVITA (2)

KREM NGA COKOLATA 200 g GF BONVITA 3 KREM NGA COKOLATA 200 g GF, BONVITA (3)

LESKER MISRI 250g GF HAMMERMUHLE 1 LESKER MISRI 250g GF HAMMERMUHLE (1)

LJESKER NGA MISRI DHE HELJDA 250g GF Lieke 1 LJESKER NGA MISRI DHE HELJDA 250g GF, Lieke (1)

Maja e thatë 9 g GF pa gluten Biovegan 1 Maja e thatë 9 g, GF (pa gluten), Biovegan (1)

Miell Hikrre 500 gr ORGANICA 1 Miell Hikrre, 500 gr ORGANICA (1)

MIELL I MISRIT 1 KG EKOZONA 1 MIELL I MISRIT 1 KG EKOZONA (1)

MIELL ME SHUME LLOJE DRITHERASH. 1kg GF HAMMERMUHLE 1 MIELL ME SHUME LLOJE DRITHERASH. 1kg GF HAMMERMUHLE (1)

Miell nga bajamet 200 g ORGANICA Miell nga bajamet 200 g ORGANICA

MIELL NGA ORIZI 400 GR GF LA FINESTRA 1 MIELL NGA ORIZI 400 GR GF LA FINESTRA (1)

MIELL NGA ORIZI 400 GR GF LA FINESTRA 4 MIELL NGA ORIZI 400 GR GF LA FINESTRA (4)

MIELL QIQRE 500g EKOZONA f1 MIELL QIQRE 500g EKOZONA f1

MUSLI ME ARRA 330 g GF HAMMERMUHLE MUSLI ME ARRA 330 g, GF HAMMERMUHLE

PASTA NGA MISRI FUSILLI 500 g GF Lieke 1 PASTA NGA MISRI FUSILLI 500 g GF, Lieke (1)

PASTA NGA MISRI SPAGHETI 500 g gf Lieke 1 PASTA NGA MISRI SPAGHETI 500 g gf, Lieke (1)

QUINOA 400g EKOZONA f1 QUINOA 400g EKOZONA f1