LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 17° cloudy

Nga DKA në Gjakovë flasin për fillimin e vitit shkollor, thonë që ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste shkollore

Nga DKA në Gjakovë flasin për fillimin e vitit shkollor, thonë që ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste shkollore

Gjatë ditës së djeshme në Republikën e Kosovës, ka nisur viti i ri shkollor 2024/2025, ku njësoj ka ndoshur edhe në Komunën e Gjakovës.

Në një intervistë për Telegrafin, Eranda Kumnova – Baçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, tha se në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës, mësimi ka filluar në mënyrë paralele dhe me orare të caktuara.

“Viti shkollor 2024/2025, në Komunën e Gjakovës si në të gjitë Kosovën, ka filluar dje. Të gjitha shkollat kanë qenë të hapura, dhe mësimi ka nisur paralelisht dhe me orare të caktuara varësisht se si këto orare janë përcaktuar nga shkollat, dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë apo ndonjë vonesë në fillimin e procesit mësimor në Komunën e Gjakovës.”, tha fillimisht Kumnova – Baçi.


Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, tregoi edhe për përqindjen e nxënësve të cilët deri më tani janë pajisur me tekste shkollore.

“Atë se çfarë ne kemi kujdes që ta kemi si informacion është pajisja me libra dhe nga shkollat e nivelit 6 – 9 na kanë ardhur informacione që rreth dikund 65% e nxënësve deri më tani janë pajisur me libra, që do të thotë që ende nuk ka përfunduar 100% pajisja e nxënësve me libra shkollorë.”, shtoi tujte Kumnova – Baçi.

Intervistën e plotë me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova – Baçi, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

Evropa
Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Lajme
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

Evropa
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit

Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit

Rajoni i Gjakovës
Kalo në kategori