LAJMI I FUNDIT:

Nga dita e hënë kryqi i kuq fillon me shpërndarjen e të hollave të grumbulluara

Nga dita e hënë kryqi i kuq fillon me shpërndarjen e të hollave të grumbulluara

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë prej të hënës do ta fillojë shpërndarjen e të hollave që janë grumbulluar nga kontributi i qytetarëve, përmes thirrjeve telefonike dhe përmes gjiro-llogarive bankare, raporton Shenja. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti ka thënë se shpërndarja e të hollave do të bëhet në mënyrë lineare dhe kontribut të madh në grumbullimin e të hollave kanë edhe Birraria Shkup, Banka Komerciale por edhe banka tjera, pastaj Kryqi Kuq shqiptar, bullgar dhe ai slloven. Ndërsa, kontribut për shpërndarjen e të mirave materiale të deritanishme që  më së shumti kanë dhënë janë Kryqi Kuq austriak, Italian, evropian, Federata Ndërkombëtare e Kryqi të Kuq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me mbarimin e aksionit ditën e hënë, do të konstatohet gjendja definitive dhe duke i shfrytëzuar listat të cilat ndërkohë, shpresoj se do të jenë gati. Ne do ti shfrytëzojmë listat e komisioneve përkatëse, komisioneve të autorizuara, të cilët e bëjnë vlerësimin në teren. U përcaktuam për mënyrat lineare që do  të thotë se çdo familje e prekur do të merr shumë të barabartë të të hollave”, ka thënë Saiti.

Sipas Sekretarit Saiti, shpërndarja e të hollave do të bëhet përmes xhiro-llogarive  të secilës familje, ndërsa sasia e tyre do të bëhet e ditur ditën e hënë, kur të finalizohet shuma definitive e të hollave. Ndërsa, shpërndarja lineare përveç se përfshin çdo familje, përfshin edhe çdo vend të prekur nga vërshimet e 6 gushtit, pa marrë parasysh etnitetet që banojnë aty. Sipas tij, Kryqi i Kuq në vazhdim do të realizoj edhe dy projekte tjera, që nënkuptojnë përkrahje psikologjike, psikike-sociale për personat e prekur nga vërshimet.


“Në bashkëpunim me shkollat që janë 6, në rajonet e prekura do të zhvillohen aktivitete të tilla në mënyrë plotësuese, do të formohen klube të Kryqit të Kuq, ku me fëmijët e atij rajoni do të punohet në ngritjen e vetëdijes për mbrojtje nga dukuritë natyrore…Aktiviteti tjetër do të jetë me pushtetin lokal dhe me pushtetin vendor, do të zhvillohen aktivitete që do të nënkuptojnë rritjen e rezistencës të popullatës ndaj dukurive natyrore”, ka thënë më tej ai.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, deri më tani ka grumbulluar rreth 800 mijë euro, ndërsa shpërndarja e këtyre mjeteve do të do të bëhet brenda një jave. Sa i takon aktivitetit për shpërndarje të të mirave materiale do të vazhdoj edhe gjatë tre muajve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori