LAJMI I FUNDIT:

“Nga cila anë e lumit jeni”?

(Riçard Holbruk)

Gënjeshtra serbe tashmë u shndërrua në rezolutë të Këshillit Evropian. Megjithëse pati edhe pak vota kundër, rezoluta u miratua me shumicë të madhe, krahas disa abstenimeve të atyre që nuk po mund të bindeshin se diçka e tillë mund të ketë ndodhur. Prova serbe për të lansuar gënjeshtrat edhe më monstruoze doli se mund të shitet lehtë edhe në Evropë. Tregu ballkanas për gënjeshtrën serbe tashmë duket të jetë i ngushtë. Trillimeve monstruoze të propagandës serb nuk i duartrokiten as serbet koshient për gënjeshtrën e makinerisë së tyre propaganduese vrastare e besa pati edhe te mjerë që iu gëzuan asaj. Pati deklarime rasti të mjekëve eminent për gjëra aq absurde siç është trafikimi i organeve të njeriut. Kësaj radhe doli se etika e atyre që shkruajnë nëpër gazeta ka kaluar çdo limit dhe as trilerët e Hollywood-it më nuk mund të pretendojnë xhirimin e ndonjë filmi më të pabesueshëm. Opinione të lansuara edhe nga disa opinionist vendor, në të shumtën e rasteve nuk mund të dalloheshin se “a janë me në apo me arushën”. Kjo fjali e ka burimin nga një rrëfenjë e moçme, e cila ka të ngjarë po përsëritet në vazhdimësi. Kështu ndodh kur nuk mësohet nga historia, por dhe kur nëpërkëmbët, fundi i fundit, edhe vetë liria e shprehjes.


Ku godet armiku?

Gjate historisë sonë të tmerrshme ka ndodhur që pushtuesi të vrasë edhe të mjerët shërbëtor të tij e lëre më krerët e kombit, vendin e të cilëve e kishte pushtuar. Edhe kësaj radhe ndodhi po e njëjta gjë. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Tashmë kur Kosova është e pavarur dhe kur po mbaheshin zgjedhjet e para në vendin e lirë, ata të cilët masakruan pleq, plaka, fëmijë, gra shtatzëna shqiptare, shfrytëzuan rastin edhe një herë. Pushtuesi serb i cili nuk ka njohur asnjëherë kufij metodash për të goditur NEWBORN-in (të porsalindurin) goditi serish. Serbia nuk e ka harruar fare vendimin e GJND-se. Nuk mund të imagjinojë ajo lirinë e shqiptareve. Politika serbe mund të sakrifikojë edhe shumë mjete materiale për ta goditur shtetin e porsalindur të Kosovës. Megjithëse varreza kolektive të pahapura të shqiptareve në Serbi ka sa të duash politika serbe s’ka për të dëgjuar asnjëherë se ka ndodhur diçka e tillë.

Si dikur Këshilli i Federatës Jugosllave

Nuk duhet të jesh shumë i ditur për të përkujtuar vetëm disa vjet me parë të ashtuquajturin Këshill i Federatës Jugosllave i cili lansonte planet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe gjithçka zihej aty. Kush e përbënte atë këshill dhe ç’fare diskutohej aty e dinë shumë shqiptar. Sa propozimet për masa ndëshkuese kundër shqiptareve kishin dalë prej atij këshilli. Kush duhej t’i aplikonte ato. Çka ndodhi me propozimet monstruoze serbe kur u bën edhe platforme e ish komunisteve jugosllav e shqiptar, dihet. Një brez i tërë dëshmitarësh të gjallë mbajnë mend gjithë gënjeshtrat akuzuese për shqiptaret që fabrikoheshin në atë kuzhinë intrigash e dosjesh. Është një numër i madh njerëzish që i vuajti me lëkurën e vet apo edhe i pagoi me jetë intrigat e shpifura atje .Është për të ardhur keq që sot pak kush merret me fabrikimet serbe, e askush nuk i hap ato dosje.

Nuk i sulmonte me trillime e gënjeshtra ai këshill njerëzit e rëndomtë, por pikërisht ata që kishin sadopak kredibilitet tek kombi i vet. Diskreditimi i kuadrove më të mira shqiptare fillonte atje.

Diskreditimi dhe dosjet serbe

Pak janë ata shqiptar që kanë përjetuar ish regjimin serb dhe nuk kanë një dosje. Gjithçka fabrikohej në mënyrë që në një moment të caktuar gënjeshtrat të përdoreshin kundër individit të caktuar për të arrestuar më vonë dikë. Vet fakti i të qenit shqiptare ka mjaftuar që të gjendesh në dosjen serbe. Cilido shqiptar që ka pasur rast të ketë kryer shërbimin e dikurshëm ushtarak jugosllav ka një dosje e cila kur kalonte nëpër shërbimet përkatëse serbe trashej e pasurohej me gjithfarë gënjeshtrash sa që vet individi i apostrofuar e ka të vështirë ta njoh vetveten.

Shkrimet e ndryshme për gjithçka dhe për secilin njeri vetëm nga inatet apo me qellim etiketimi e diskreditimi të njerëzve tanë kanë bërë që edhe besueshmëria tek mediet të bjerë në masë drastike. Edhe një medium jo i vogël mund të bjerë pre e korruptimit dhe lanson gjithfarë të pavërtetash. Nuk është aspak e çuditshme nëse ata të cilët punojnë rastësisht në një medium çfarëdo qoftë ai të gjenden edhe në situata të palakmueshme. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe për veçse si një krizë e rëndë morali. Nga shkrimet e shumta e që në shumicën e rasteve janë vetëm vargime fjalësh etiketuese e fyese shumë herë nuk është e qartë kujt i përket autori i tekstit dhe cili është misioni i tij. “Është me ne ai apo me arushën”, do të thoshte populli.

Nëse dihet se çka ka për qellim shtypi serb dhe sa lag mund të shkojë ai ne planin e fabrikimit të gënjeshtrave shumë herë mbetet i pa qartë komentimi i po këtyre fabrikimeve nga të ashtuquajturit gazetar vendor. Kontaminimi i audiencës nga gënjeshtrat dhe trillimet, por edhe nga mungesa e çfarëdo përgjegjësie për fjalën publike ka bërë që të mos dihet se “kush është zot e kush njeri”. Kush është viktimë e kush xhelat? Nga shkrimet e panumërta të shtypit serb shihet qartë se ku është caku i këtyre fabrikimeve të fundit.

Obsesioni serb për Kosovën u bë obsesion ndërkombëtar. Vendimi i GJND-së se secesioni i Kosovës ishte legal, ishte disfatë për serbet, por propaganda serbe punoi me angazhim që ky vendim te mos dali edhe si fitore e madhe për shqiptaret. Serbia beri shumë për pengimin e valës së njohjeve ndërkombëtare që priteshin menjëherë pas vendimit të GJND-së. Politikanet e vendeve që kanë sindromën e Kosovës thonë se pas përvojës serbe nuk kanë ndërmend t’i drejtohen GJND-së, por problemet me secesionistet do t’i zgjidhin me mjete tjera, gjë qe dëshmon erozionin e dëmshëm për të drejtën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet edhe një dukuri tepër interesante kur një mostaras i cili ne Shtetet e Bashkuara kishte marre pjesë në një tubim parazgjedhor atje ku po fliste Riçard Hollbruk. Pyetja për Hollbrukun ishte: A e detyroi SHBA-ja Izetbegoviqin te nënshkruaj Mareveshjen e Dejtonit?. Hollbruk pohoi se ashtu ishte, por e pyeti të interesuarin se prej nga ishte. Ai iu përgjigj se ishte nga Mostari. Hollbruku e pyeti se nga cila anë e lumit ishte. Varet se nga nisesh, nga buron lumi apo nga ku derdhet, tha ai.

Me këdo nga qytetaret e ish Jugosllavisë me te cilët kishte biseduar Hollbruku i kishin shtruar pyetjen se cilit nacionalitet i përkiste. “E tera më duket si një vlerësim paraprak i te drejtës vetëm sipas përkatësisë nacionale” pat deklaruar kolosi i dikurshëm i diplomacisë amerikane. Se pari shtrohet përkatësia nacionale si kriter për të pranuar të vërtetën, pat deklaruar Hollbruk. Këto thënie të Hollbrukut, të një diplomati pragmatik, mund të merren si shembull kudo edhe në Kosove, duke pasur parasysh se gjithmonë pala që kritikon, gjithnjë niset nga prizmi jo cilit nacionalitet i përket i apostrofuari, por çka është më keq edhe nga cila trevë e ka origjinën ai. Nuk do shumë mend se disa gjera kanë kaluar edhe çdo masë njerëzore të kritereve të të kritikuarit. Opinionist të caktuar janë bërë më të rrezikshëm se analfabetet e dikurshëm shërbëtor të devotshëm të pushtuesit. Ata kanë shkuar aq larg sa paraprakisht diskualifikojnë secilin mbi cilën do bazë, qoftë edhe vetëm për arsyen më të thjeshtë kur i kritikuari nuk i për ketë trevës apo partisë politike nga vjen shkruesi.

Poshtërimi si metode

Jo pak, por në masë brengosëse janë botuar shënime pa asnjë bazë, së paku njerëzore. Liria e medies është keqpërdorur përtej çdo mase. Megjithëse Kosova po vazhdon konsolidimin e saj më vështirësi të pa parë, poshtërimet që po i bëhen herë herë individëve të caktuar nga pena anonime nuk ndihmojnë as vet lansuesit e tyre. Poshtërimi nuk i benë nder askujt, e me se paku pikërisht atyre që pretendojnë se do të ngritën duke poshtëruar tjetrin.

Rezoluta e Këshillit te Evropës edhe një herë dëshmoi se sa e ndjeshme është gjendja në Kosovë dhe sa mund të kontribuoj për mire apo për te keq secili njeri ynë, qoftë edhe me një shkrim të vetëm. Shushuritjet e kamotshme serbe për të kriminalizuar shqiptaret përmes akuzave monstruoze nuk janë më vetëm shushurima, por ato duhet të merren seriozisht nga të gjithë ata të cilët me apo pa vetëdije janë rreshtuar në taborin tonë apo të arushës.

Alister Kempbel

Strategu kryesor i luftës propagandistike kundër RFJ-së, Alister Kembel, pasi botoi pjesën e dyte të ditarit të tij theksoi se asnjëherë nuk është penduar pse i priu kësaj propagande për t’i dhënë fund makinerisë vrastare serbe. As Raporti i Martit e as cilido raport tjetër nuk mund të më ndryshojë bindjen se NATO kishte të drejtë kur bombardoi Serbinë, thotë Alister Kembel.