Nga burgjet “e këndshëm”, tek televizioni më i mërzitshëm: 10 gjëra interesante që (ndoshta) nuk i dini për Norvegjinë
Në vitin 2014, Norvegjia u klasifikua në vendin e parë të Indeksit të Begatisë për pasurinë dhe mirëqenien e banorëve të vet (pak më shumë se 5 milionë). Eshtë shteti i tretë për nga GDP për frymë, pas Katarit dhe Luksemburgut. The Economist e quan “kushërira e pasur” dhe në një artikull ka shpjeguar se pasuria e saj është një fakt relativisht i vonë dhe buron prej naftës (prodhon 2.8% të naftës botërore).
Një prej norvegjezëve më të famshëm të botës mund ta takoni në kopshtin zoologjik të Edinburgut: është pinguini Nils Olav, i cili në vitin 2008 u emërua kalorës nga Mbreti, dhe sot mund të ketë titullin Sir. Por Norvegjia ka edhe rekorde të tjerë të pëlqyeshëm.
Haraldi V i Norvegjisë mbretëron mbi këtë vend që nga viti 1991. Babai i tij Olav V ishte i famshëm për faktin që udhëtonte me mjetet publike dhe paguante biletën nga xhepi i tij.
Në Norvegji, të gjithë të burgosurit kanë qasje në internet, edhe në qelitë e tyre. Ministria e Drejtësisë mendon që kjo i ndihmon në edukimin e tyre, dhe i lejon të ndihen ende në kontakt me botën. Norvegjia është vendi i 20 në botë me normën më të ulët të kriminalitetit.
Në Norvegji vlerësohet shumë televizioni i ngadaltë. Televizioni shtetëror NRK ka lajmëruar se shumë shpejt do të transmetojë një shfaqje prej tetë orësh për realizimin e trikove me thurje (në kohë reale). Programe të tjerë të avashtë janë transmetuar vitet e kaluar, si për shembull transmetimi direkt i një udhëtimi dhjetë orësh nga Oslo në Bergen dhe 18 orë të kushtuara depozitimit të vezëve të salmonit.
Fjala ski është norvegjeze: buron nga termi “skid”, që në gjuhën e lashtë norvegjeze donte të thoshte “mbuluar me lëkurë”. Lëkura e fokës apo e drerit përdorej për të mos lejuar rrëshkitjen e gjatë ngjitjeve.
I njohur si “vendi më i vetmuar mbi tokë”, ishulli Bouvet është i pabanuar dhe i akullt, në gjysmën e rrugës mes Afrikës dhe Antarktidës. Ndonëse shumëkush ka pretenduar pronësinë, sot i përket Norvegjisë, nga e cila ndodhet 12721 km larg.
Sipas librit të fakteve të CIA-s, Norvegjia ka indeksin e alfabetizimit më të lartë në botë. Qeveria stimulon botimin e librave, duke blerë që në fillim 1000 kopje për t’ua shpërndarë falas bibliotekave në të gjithë vendin. Dhe universitetet publike janë tërësisht falas, edhe për të huajt.
Në vitin 2008, Norvegjia dhuroi një miliard dollarë për shpëtimin e pyjeve amazoniane. “Për të fituar betejën kundër ngrohjes globale, duhet të fitojmë luftën kundër shpyllëzimit global’, shpjegoi atëherë kryeministri Jens Stoltenberg.
Në vitin 2000, Norvegjia ndërtoi tunelin e Laerdalit, që me 24.5 km e tij është më i gjati në botë. Gjendet në rrugën Oslo-Bergen dhe gjurma e tij kalon nëpër një seri kthesash të lehta, që parandalojnë lodhjen e automobilistëve dhe kontribuojnë për rritjen e sigurisë rrugore. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë ‘gërvisht dhe fito’ – amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari
Në këtë qytet mund ta provoni një kafe “speciale” – shërbehet në speca dhe kushton shumë pak
A jeni në gjendje të zgjidhni enigmën me topa futbolli?
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari
E zë burrin duke bërë seks me tjetrën, gruaja së bashku me të ëmën e bëjnë për spital (Foto/Video, +18)
Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi
Motor turboreaktiv në biçikletë (Video)
Dashuria e vërtetë ekziston?! (Video)
Kali super-inteligjent në librin Guinness
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit