FiveThirtyEight, faqja e specializuar në analizën e sondazheve të opinionit publik, por edhe statistikave ka publikuar përditësimet e fundit mbi shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23.

Gjatë javës së kaluar dhe kësaj mesjave janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.


Menjëherë pas këtyre rezultateve, FiveThirtyEight ka dalë me një përditësim të fundit mbi shanset e klubeve për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Bayern Munichu që fitoi ndeshje e parë në udhëtim te Paris Saint-Germain me rezultat 1-0, shihet si favorit për të ngritur lartë trofeun, me 22 për qind shanse.

4619733 2023 02 14T211243Z 555237293 MT1PANP2565950257 RTRMADP 3 SOCCER PSG VS BAYERN MUNICH ROUND OF 16 CHAMPIONS LEAGUE

Në vendin e dytë vjen Manchester City me 21 për qind shanse, ndërsa pas tyre podiumi plotësohet nga Real Madridi me 15 për qind shanse për ta fituar trofeun.

Napoli renditet i katërti me 11 për qind, Benfica e pesta me tetë për qind, Interi në vendin e gjashtë me katër për qind dhe Borussia Dortmund në vendin e shtatë po ashtu me katër për qind shanse.

napoli 3

Pas tyre renditen, RB Leipzig dhe Chelsea me nga tre për qind dhe Tottenham Hotspur, Porto, PSG dhe Milan me nga dy për qind.

Klubet si Liverpooli, Eintracht Frankfurt dhe Club Brugge nuk kanë asnjë shans për ta fituar trofeun këtë sezon.

Shanset e klubeve për ta fituar Ligën e Kampionëve

liga e kampioneve

/Telegrafi/

telegrafi sport app