Nga Ballack deri te Higuain: 10 humbësit më të mëdhenj në histori të futbollit

Kur ju vije në mend legjenda e Milanit, paolo Maldini, ju nuk mund të mendoni se ai është një humbës.
Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit, ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, shtatë Serie A dhe 13 tituj të tjerë në San Siro.
Sidoqoftë, ikona italiane ka pësuar humbje në finale të mëdha dhe aty mund të marrë titullin si një humbës më i madh në histori.
2) Patrice Evra - ka humbur katër finale, gjersa dy vijnë vetëm nga koha kur luante me Manchester Unitedin.
3) Arjen Robben - ka fituar shumë gjatë karrierës së tij, mirëpo ka humbur në total gjashtë finale.
4) Michael Ballack - njëri ndër lojtarët më të suksesshëm gjerman, por që nuk ia ka dal mbanë në shtatë gashtë finale të luajtura, derisa në njërën ishte i suspenduar.
5) Hector Cuper - I vetmi trajner në listë që ka humbur gjashtë finale në futboll.
6) Alessandro del Piero - padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, mirëpo edhe një humbës i madh, pasi në total ka dështuar në pesë finale.
7) Lothar Matthaus - Legjenda gjermane kishte fituar 26 trofe gjatë karrierës së tij, po ka humbur gjashtë finale.
8) Gonzalo Higuain - do të mbahet mend për festën e golit të tij në finalen e Kupës ë Botës së vitit 2014, por kishte humbur edhe shumë shanse, e që ka humbur edhe pesë finale.
9) Gianluigi Buffon - njëri ndër portierët më të mirë në histori dhe që ka fituar shumë trofe, derisa nuk ja ka dalë mbanë në pesë finale.
10) Antony de Avila - kishte humbur pesë finale të Copa Libertadores, e që kishte luajtur deri në moshën 47-vjeçare. /Telegrafi/


















































