LAJMI I FUNDIT:

Nga Angelina Jolie e deri te Justin Bieber: Të famshmit që po ndihmojnë në luftën ndaj coronavirusit

Të izoluar në shtëpi apo jo, të famshmit në të gjithë botën kanë mbledhur forcat e tyre të bëjnë atë që munden për të luftuar pandeminë e coronavirusit përmes donacioneve të ndryshme për njerëzit në nevojë.

Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 u rrit në mbi 800,000 në të gjithë botën që nga e marta në mbrëmje, interpretuesit më të mëdhenj në botë kanë bërë donacione ose kanë përdorur bizneset e tyre tashmë ekzistuese për të siguruar lehtësimin ndaj kësaj pandemie.

Një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në vend, Brad Paisley dhe gruaja e tij, Kimberly Williams-Paisley posedojnë një dyqan ushqimesh falas në Nashville që ata po përdorin për të ofruar sende ushqimore.


https://www.instagram.com/p/B92MYAXBNhb/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë, këngëtarja Ciara dhe burri i saj, Russell Wilson njoftuan se i kanë dhuruar një milion dollarë një banke ushqimore të quajtur ‘Food Lifeline’ në Seattle.

https://www.instagram.com/p/B92xv75Hdw4/?utm_source=ig_embed

Ylli i “Jersey Shore” Jenni “JWoww” Farley po ndihmon gjithashtu për të sjellë ushqim për ata që kanë nevojë.

Angelina Jolie i ka dhuruar edhe një milion dollarë një organizate të quajtur “No Kid Hungry”, e cila përqendrohet në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfëra dhe është mobilizuar javët e fundit, duke dhuruar dy milionë dollarë për bamirësi në të gjithë vendin dhe lëshimin e granteve emergjente për shkolla, banka ushqimore dhe më shumë.

Të hënën, Ryan Reynolds çoi në Twitter-in e tij lajmin se ai dhe gruaja Blake Lively po dhurojnë një milion dollarë.

Kylie Jenner ka dhuruar edhe një milion dollarë me qëllim blerjen e mjeteve mbrojtëse për profesionistët mjekësorë.

https://www.instagram.com/p/B-KiUEKnGgd/?utm_source=ig_embed

Bruno Mars po ashtu ka zgjedhur të dhurojë një milion dollarë për punonjësit e MGM që janë prekur nga coronavirusi.

Selena Gomez gjithashtu është bashkuar në luftën kundër coronavirusit, duke bërë një dhurim në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles.

Bieber tha që ai bëri një donacion për vendin dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij të bashkohen në këtë iniciativë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B8hMpJdH5fT/

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori