LAJMI I FUNDIT:

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Kompania ajrore GP Aviation e emëruar/dezignuar nga Republika e Kosovës fillon fluturimet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nga data 24 qershor në destinacionet Prishtinë – Cyrih dhe Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë Kosova po realizon zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër përmes një operatorit ajror të BE-së të emëruar për shërbime të transportit ajror sipas kritereve dhe kushteve në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar orar të rregullt të fluturimeve dhe çmime konkurruese, si dhe zhvillimin e konkurrencës së drejtë në tregun e shërbimeve ajrore ndërmjet dy shteteve.

“Procesi i përzgjedhjes së operatorit ajror të emëruar është zhvilluar në mënyrë transparente përmes publikimit të shprehjes së interesit me kritere specifike për ofrimin e shërbimeve ajrore për publikun në përputhje me marrëveshjen bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Helvetike”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.


Pas procesit të aprovimit të planit të fluturimeve nga ana e autoriteteve zvicerane, operatori ajror i emëruar “GP Aviation” ka arritur të organizojë fillimin e shërbimeve ajrore nga data 24 qershor 2024 në destinacionet Prishtinë – Cyrih, Prishtinë – Bazel dhe anasjelltas, si dhe nga data 3 korrik 2024 në destinacionin Prishtinë – Gjenevë dhe anasjelltas.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve. Ky zhvillim është pjesë e objektivave dhe strategjisë më të gjerë të AAC-së dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar rrjetin e saj ndërkombëtar të rrugëve ajrore dhe për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës”, njofton tutje AAC.

AAC-ja thotë se mbetet e përkushtuar që gjithnjë të shtyjë zhvillimin e aviacionit civil në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, me synimin që në një të ardhme të afërt të kemi edhe një kompani ajrore vendore për ofrimin e shërbimeve ajrore për qytetarët tanë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapja më e re e pikës së grumbullimit të pemëve dhe perimeve - Fresco Group

Hapja më e re e pikës së grumbullimit të pemëve dhe perimeve - Fresco Group

frescoexclusive
Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë

Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë

Ekonomi
I madhi, gjiganti Master Potato ju prezanton katër shijet e tij!

I madhi, gjiganti Master Potato ju prezanton katër shijet e tij!

Atlantik GROUP SHPK
BKT Kosova nderohet me çmimin Banka më e mirë Digjitale në Kosovë nga Euromoney

BKT Kosova nderohet me çmimin Banka më e mirë Digjitale në Kosovë nga Euromoney

BKT
N’Itali me IP Petrol

N’Itali me IP Petrol

IP Petrol
Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori