Nga 23 shtatori kërkesat për viza pune në Gjermani do të pranohen përmes një firme, dhe jo ambasadës në Shkup
Ambasada gjermane në Shkup nga 23 shtatori aplikimet për viza pune do ti pranojë përmes kompanisë VisaMetrik DOOEL dhe jo përmes ambasadës.
Këtë e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreklser.
Me mënyrën e re të aplikimit, pas procedurës së shortit dhe njoftimit nga Ambasada, aplikantët në të ardhmen do të marrin një e-mail shtesë nga VisaMetrik me kërkesë përmes lidhjes speciale për të rezervuar një termin sipas dëshirës. Kështu me këtë metodë edhe hiqet caktimi i afateve fikse.
Në të ardhmen, kërkesat nuk do të dorëzohen më në Ambasadë, por ekskluzivisht në VisaMetric. Por, lidhur me këtë ambasada jep hollësi të detajuara dhe mund të drejtohen në faqen e saj.
“Procedura e re është në favor të të gjithë të interesuarve seriozë, sepse në këtë mënyrë rezervojnë takim për paraqitjen e kërkesës vetëm ata që dëshirojnë realisht dhe mund të paraqesin kërkesë. Aktualisht, çdo muaj, mbi 20% e termineve të dhëna nga Ambasada nuk përdoren. Kohët më të gjata të pritjes që rezultojnë nga kjo do të shmangen në të ardhmen. Me rastin e paraqitjes së aplikacionit në VisaMetric, aplikantët kanë mundësi të zgjedhin shërbime të tjera për të cilat paguhet tarifë, si p.sh., fotot e pasaportës në vend apo kopjimi i dokumenteve”, thotë ambasadorja Drexler.
Përveç tarifës së vizës, e cila kushton 75 euro, për shërbimin VisaMetric do të paguhen edhe 37,50 euro, të cilat duhet të paguhen menjëherë pas rezervimit online të terminit me pagesë bankare ose me para në denarë. Përpunimi dhe vendimi për aplikimet për viza do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes Ambasadës. E njëjta gjë vlen edhe për listat mujore të pritjes për një takim si dhe për përzgjedhjen e aplikantëve me anë të shortit të kryer në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin. VisaMetric LLC do të pranojë aplikime dhe do të kthejë pasaportat vetëm sipas vendimit të marrë nga Ambasada.(INA)
Për informacione ma shumë kliko tek faqja VisaMetrik
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident në Tiranë, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana
Tre persona, janë nën hetim në Shkup dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City