LAJMI I FUNDIT:

Nga 15 të miturit që gjendeshin në autobus, një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga 15 të miturit që gjendeshin në autobus, një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët thanë se autobusi bartte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq në përplasje.

Shefi i policisë lokale, Franjo Galic, e përshkroi përplasjen “si një nga aksidentet më të këqija që ka parë ndonjëherë”.

E hëna ditë zie në Kosovë
Lexo po ashtu E hëna ditë zie në Kosovë

Bëhet e ditur se 44 persona të lënduar u transferuan në spitalet e zonës.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është lënduar rëndë.

Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb, dhe kufirit serb./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori