LAJMI I FUNDIT:

Njëzet telefonat e mençur më të mirë në treg, çmimet dhe sondazhi i bashkangjitur (Foto)

Njëzet telefonat e mençur më të mirë në treg, çmimet dhe sondazhi i bashkangjitur (Foto)

Telefonat e mençur çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e pandashme e jetës tonë.

Me këtë rast BusinessInsider ka përpiluar një listë me telefonat më të mirë të mençur që aktualisht qarkullojnë në treg.


Në listën e mëposhtme janë edhe çmimet e tyre, por që mund të ndryshojnë paksa varësisht nga faktorë të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Në vendin e parë është iPhone 7 Plus, i ndjekur nga iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7 Edge, ndërsa më poshtë keni listën e plotë dhe detajet e çdonjërit.

20. BlackBerry Passport

20-blackberry-passport
BlackBerry Passport mund t’ju duket pak i çuditshëm në shikim të parë, por njohësit e BlackBerryt e duan atë. Ka një tastierë më të vërtetë të bukur fizike, por tipari kryesor është forma katrore unike.

Çmimi: 267 euro

19. BlackBerry Classic

19-blackberry-classic
Nëse keni qenë fans i BlackBerryt në kulmin e kompanisë, ju do të dashuroheni në BlackBerry Classic. Duket i ngjashëm me modelet e vjetra të BlackBerry, me një ekran të mprehtë dhe tastierë fizike të shkëlqyer.

Çmimi: 264 euro

18. BlackBerry Priv

18-blackberry-priv
BlackBerry Priv është një largim i madh nga BlackBerry. Në vend se të drejtohet nga sistemi i vet operativ, Priv shkon në Android. Duket një telefon standard i Android, mund të jetë një pajisje e mirë për ata që duan tastierën fizike, por prapë duhet qasje në aplikacionet dhe shërbimet e Google, të cilat nuk janë në dispozicion në pajisje e tjera BlackBerry.

Çmimi: 349 euro

17. Moto G4

17-moto-g4
G4 Moto është në dispozicion në tri modele të ndryshme, duke përfshirë atë të G4, G4 Plus dhe G4 Play. Kemi shqyrtuar modelin G4 Plus, i cili ka një kamera 16-megapixel, në krahasim me 13-megapixel te G4 i rregullt. G4 i rregullt është telefoni më i lirë i mençur që mund të blini.

Çmimi: 188 deri 236 euro

16. Samsung Galaxy Note 5

16-samsung-galaxy-note-5
Galaxy Note 5 është telefoni i shumëpritur për adhuruesit e ekranit të madh. Dizajni i tij metalik dhe xhami e bëjnë atë shumë të dashur dhe të kërkuar.

Çmimi: 512 euro

15. ZTE Axon 7

14-zte-axon-7-768x576
Axon 7 është bërë nga ZTE, një kompani kineze e telefonave të mençur pak e njohur. Por, pse e meriton të jetë në këtë listë? Për shkak se ofron të njëjtat (nëse jo më të mira) performanca si telefonat e mëdhenj të kompanive me emër si Nokia, Samsung ose HTC. Në rast se jeni adhurues i telefonave të mençur për nga performancat dhe jo nga marka, atëherë Axon 7 është telefon për ju.

Çmimi: 377 euro

14. LG G5

9-lg-g5
LG G5 ka një dizajn të mrekullueshëm i gjithi metalik dhe një fund të lëvizshëm që ju lejon të ndryshoni baterinë. Fundi i lëvizshëm ofron edhe “module” që ofrojnë funksione të reja, si një shtesë aparati fotografik me një ‘zoom’ dhe një buton për kontroll më të mirë. Nëse këto nuk ju mjaftojnë ai ka edhe kamerë me lente të dyfishtë, e cila ju jep ekstra shkathtësi kur vjen puna për të bërë fotografi të bukura.

Çmimi: 528 euro

13. LG V20

2-1479360971711
LG V20 dhe ekrani i dyfishtë është më të vërtetë i dobishëm, pasi ju lejon qasje në aplikacionet dhe muzikat e preferua edhe kur ekrani është i bllokuar. Është i lehtë për madhësinë e tij, ka bateri të lëvizshme dhe microSD.

Çmimi: 582 euro

12. HTC 10

top-20-luchshih-smartfonov-v-mire
HTC 10 është një bukuri, thjesht një telefon i mençur i ndërtuar shumë mirë dhe punon në versionin Android.

Çmimi: 518 euro

11. Moto Z

11-moto-z
Modeli i rregullt Z është i mrekullueshëm. Punon me version të pastër të Androidit, ka bateri të madhe dhe është mjaft i bukur.

Çmimi:  Nga 589 deri 676 euro

10. OnePlus 3

10-oneplus-3
Lehtë mund të thuhet se OnePlus 3 është një nga telefonat e mençur më të mirë që mund të zotëroni për momentin dhe për dallim nga telefonat e mëparshëm OnePlus, ju nuk keni nevojë për një ftesë për të blerë atë. OnePlus 3 vjen me 64 GB gjë që është e mjaftueshme për shumicën e përdoruesve, gjithashtu ka kamerë që rivalizon Galaxy S7, e cila është konsideruar si më e mira e telefonave të mençur deri më tani. Është nga ata telefona që ia vlen të shpenzosh çdo cent.

Çmimi: 377 euro

9. iPhone SE

9-iphone-se
IPhone SE, me ekranin e tij 4-inç, është telefoni më i mirë i vogël që mund të blini për momentin dhe ka të gjitha performancat e njëjta si të iPhone 6S dhe mos të flasim për jetëgjatësinë e baterisë.

Çmimi: 376 euro

8. iPhone 6S

8-iphone-6s
iPhone 6S gjithashtu është një marrëveshje e mirë dhe jo shumë e shtrenjtë. Përveç se është i bukur, përditësimet e fundit i merrni në kohë dhe atë me një siguri të garantuar nga Apple.

Çmimi: 509 euro

7. iPhone 6S Plus

7-iphone-6s-plus
Tani që iPhone 7 Plus ka dalë në shitje, iPhone 6S Plus mund të merret me një çmim edhe më të lirë, gjë që e bën këtë telefon shumë të kërkuar. Nuk është rezistent ndaj ujit, por ka sensor të gjurmëve të gishtave tepër të shpejtë.

Çmimi: 613 euro

6. Google Pixel XL

6-google-pixel-xl
Pixels janë telefonat e parë të mençur të Google. Është shumë i bukur, nga alumini me një panel xhami elegant në anën e pasme dhe me një kamerë e cila e mban vetëm po aq të mirë se ajo e iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S7.

Çmimi: 726 euro

5. Google Pixel

5-google-pixel
Google Pixel padyshim është një telefon fantastik. Kamerë dhe bateri të mirë, i shpejtë dhe merr përditësimet e fundit të Android në kohë nga Google.

Çmimi: 612 euro

4. Samsung Galaxy S7

samsung-galaxy-s7
Galaxy S7 ka kamerën më të mirë që mund të shikoni te një telefon i mençur, madje më të mirë se ajo e iPhone 7 Plus. Është rezistent ndaj ujit dhe ka microSD për të shtuar memorien.

Çmimi: 497 euro

3. Samsung Galaxy S7 Edge

samsung-galaxy-s7-edge
Galaxy S7 Edge ka një ekran të madh 5.5 inç dhe bateri më të madhe se ajo e Galaxy S7, por duke mbajtur karakteristikat e paraardhësit të tij: ka rezistencën e ujit dhe kartën microSD.

Çmimi: 580 euro

2. iPhone 7

2-iphone-7
Padyshim, iPhone 7 solli aplikacionet më të mira në program për përdoruesit e tij. Do të merrni me kohë përditësimet e softuerit direkt nga Apple dhe nëse diçka shkon keq, çdo gjë e merr përsipër vetë Apple, e cila ofron mbështetje të plotë. Po ashtu punon në mënyrë fantastike me AirPods (kufjet pa tel). Ka rezistencë ndaj ujit, bën fotografi të mira edhe në dritë të ulët dhe ka procesor të fuqishëm.

Çmimi: 613 euro

1. iPhone 7 Plus

1-iphone-7-plus-1024x768
iPhone 7 Plus është telefoni më i mirë i mençur që mund të blini për aplikacione, dukje, rezistencë ndaj ujit dhe kamerë (dual-lente). Kamera dual-lente është tipari kryesor që e vendos iPhone 7 Plus në krye të listës dhe më lartë se iPhone 7. E gjitha kjo pasi kjo kamerë ju lejon të bëni fotografi shumë të mira dhe profesionale. Kjo kamerë ka një ‘zoom’ shumë të mirë që minimizon prishjen e cilësisë së fotografisë në rast të zmadhimit (2x).

Çmimi: 726 euro

(Çmimet e përfshira në artikull janë nga tregu amerikan).

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori