LAJMI I FUNDIT:

Nga 1-30 shtator fillon periudha e aplikimit për çmime të barnave

Nga 1-30 shtator fillon periudha e aplikimit për çmime të barnave

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale ka mbajtur takimin e radhës me ç’rast edhe ka marrë disa vendime në funksion të zbatimit të plotë të Udhëzimit Administrativ 02/2019 – për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicinale në sektorin farmaceutik në vend.

Sipas njoftimit për media ky udhëzim do të rregulloj çmimet e produkteve të cilat janë pjesë e furnizimeve për institucione publike shëndetësore, atyre të cilat do të jenë të reimbursuara nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, për produktet medicinale të cilat janë subjekt i përshkrimit mjekësor (recetës) në mënyrë që të adresojmë në tërësi këtë problematikë të çmimeve të produkteve medicinale.

“Komisioni në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Rregulloren e punës si dhe anëtarët e komisionit kanë nënshkruar deklaratën mbi konfliktin e interesit. Sipas afateve të përcaktuara në këtë fazë është aprovuar edhe Plani i veprimit si dhe afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinale. Kjo periudhë është vendosur të jetë prej 1 – 30 Shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim”, thuhet në njoftim.


Ndër të tjera sipas njoftimit formati i aplikacionit është shtojcë e Udhëzimit administrativ dhe obligativ për t’iu përmbajtur duke e dorëzuar atë të plotësuar në arkiv të Ministrisë së Shëndetësisë për Divizionin e Farmacisë – Sekretarinë teknike të Udhëzimit 02/2019.

“Gjithashtu, i njëjti aplikacion në formatin elektronik në Excel duhet të dorëzohet edhe në e-mail adresën: msh.info@rks-gov.net. Të dhënat lidhur me udhëzimin, aplikacionet, afatet dhe informata tjera të rëndësishme rreth këtij procesi gjithashtu do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë (msh-rks-gov.net) dhe do të jenë të qasshme për palët e interesuara”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori