Neymar është i bindur se Paris Saint-Germain do të fitojë Ligën e Kampioneve këtë vit për shkak të "ekipit të tyre të mrekullueshëm" dhe "trajnerit gjeni", Thomas Tuchel.

Ylli i Brazilit humbi ndeshjen e parë të 1/16 së finales me Manchester Unitedin pasi është duke u rikuperuar nga një dëmtim metatarsal.


PSG kaloi më lehtë se sa ishte menduar pa ndihmën e reprezentuesit brazilian dhe të sulmuesit Edinson Cavani, duke triumfuar 2-0 në Old Trafford.

Neymarb 2 Neymar (Foto: Getty Images)

"PSG do të jetë kampion i Ligës së Kampionëve," tha ai në një intervistë me Red Bull. "PSG nuk jam vetëm unë - ka një ekip të shkëlqyer me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner gjenial".

"Përveç kësaj, tifozët e PSG janë si lojtari i 12-të kur luajmë në Paris. Nuk kam asnjë dyshim se do të jemi kampionë dhe se do të luajë në finale", pohoi futbollisti.

"Trajtimi i lëndimit sapo ka filluar. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe në fund do të dal triumfues. Falënderoj Perëndinë që kam profesionistë të mëdhenj afër meje dhe kam mbështetja e PSG-së", pohoi ai.

Ndryshe, Neymar pritet që të rikthehet në fushat e blerta brenda dy muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app