Neymar është gati të kthehet në fushë në një ndeshje futbolli pas mungese që nga muaji shkurt, kësaj radhe kundër Kroacisë.

Lojtari kishte pësuar një dëmtim në një ndeshje të Paris Saint-Germain.


Trajneri i Brazilit, Tite, e ka pranuar se lojtari do të kthehet në fushë. Neymar nuk do të luajë nga minuta e parë, por në pjesën e dytë do të ketë minuta.

GettyImages 962474320 Neymar . (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

"Neymar? Ai do ta fillojë nga stoli, sepse ai është ende duke u rikuperuar, por do të futet  në lojë në gjysmën e dytë”.

"Nuk e di se kush do të luajë në vend të tij, por secili mund të luajë, pasi duhet të shkëlqejnë të gjithë”, ka thënë Tite.

GettyImages 963580114 Neymar gjatë stërvitjes /Getty)

Trajneri foli edhe për pozitën e sulmuesit, ku është një ‘luftë’ mes Roberto Firminos dhe Gabriel Jesusit.

Brazili  është në grup me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app