Neymar ka folur për transferimin e tij të mundshëm te Real Madridi duke e quajtur të pakuptimit.

Braziliani gjendet në vendlindje ku po kryen përgatitjet për Boërorin që do të mbahet në Rusi.


“Unë te Reali i Madridit? Janë të pakuptimta, nuk ia vlen as të flasim për këtë histori. Tani jam i përqendruar te kombëtarja”.

neki 8

Ai ishte në një vizitë në Muzeun e kombëtares braziliane në Rio, kur u pyet në lidhje me një të ardhme të mundshme te Los Blancos.

Para nisjes për në Londër, ku Brazili do të luajë një miqësore, Neymar ka folur edhe për formën e tij fizike.

“Fizikisht jam mirë, edhe pse duhet të përshtatem me disa gjëra. Kam ende pak dhimbje dhe nuk jam ende në 100%, por nuk është asgjë serioze. Ka ende kohë deri në Botëror”.

“Unë e shoh në majë, mes ekipeve më të mirë në botë. Siç e thotë edhe trajneri ynë, do të shkojmë në Rusi për të fituar”, deklaroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app