LAJMI I FUNDIT:

Neymar e ka të paqartë të ardhmen e tij te Brazili: Nuk e di nëse do të kthehem

Neymar e ka të paqartë të ardhmen e tij te Brazili: Nuk e di nëse do të kthehem

Brazili ka pësuar humbje shokuese dhe është eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Katar 2022’.

Përkundër se ishin favoriti kryesor për ta fituar Kupën e Botë, Brazili është mposhtur në çerekfinale nga Kroacia pas ekzekutimit të penalltive.

Koha shtesë përfundoi me rezultat 1-1 dhe shënuesi i vetëm për brazilianët ishte Neymar, i cili nuk mund t’i ndalte lotët pas eliminimit.


Ylli i Paris Saint Germain mes lotësh ka thënë se nuk e di nëse do të rikthehet sërish në Kombëtare pas kësaj humbje tronditëse.

“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi, kjo është një disfatë që do të rëndojë për një kohë të gjatë, është shumë e trishtueshme”, tha fillimisht Neymar.

“Në futboll, dhe jo vetëm, kjo ndodh. Dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor”, u shpreh braziliani.

Tutje golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit së bashku me Pelen me nga 77 gola tha se ende nuk e di nëse do të rikthehet në Kombëtare pas kësaj humbje shokuese.

“Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për “Seleçaon” dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100 për qind”, deklaroi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori