LAJMI I FUNDIT:

Nexus S arriti në Evropë

Nexus S arriti në Evropë

Nexus S, është telefoni i parë i mençur i cili vjen me versionin e sistemit operativ Google Android 2.3, dhe i cili ka filluar të shitet edhe jashtë SHBA-ve, është raportuar nga mediat në Londër.

Rrjeti britanik i shitjeve me pakicë “Carphone” e ka lëshuar këtë model të telefonit në tregun evropian, me një çmim shumë më të ulët se sa ai i cili ishte paralajmëruar fillimisht.

Gjatë prezantimit të mëhershëm të këtij modeli të telefonit i cili e mban edhe emrin e kompanisë Google, thuhej se i njëjti do të kushtojë rreth 549 funte britanike, mirëpo tani ky model ka dal në shitje me një çmim prej 429 funtash dhe mund të blihet pa kontratë me ndonjë operator të caktuar telefonik.


Telefoni i dytë Nexus në SHBA ishte paraqitur më 6 dhjetor, ndërsa çmimi i tij në këtë treg është 529 dollatë, nëse blihet pa kontratë. /Telegrafi/