LAJMI I FUNDIT:

Nexhmedin Spahiu, Shpend Ahmetit: Turp të qoftë!

Nexhmedin Spahiu, Shpend Ahmetit: Turp të qoftë!

Analisti e publicisti Nexhmedin Spahiu, i ka cilësuar si turp për kreun e Prishtinës Shpend Ahmeti, faktin që në vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë nuk kishte fare flamur shtetëror të Kosovës. Reagimin e tij, dërguar në redaksi, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Shpend Ahmeti, a e pranon apo nuk e pranon ti shtetin e Kosovës? Kjo është pyetja fundamentale. Nëse nuk e pranon këtë shtet ti nuk duhesh ta pranosh asnjë dokument të këtij shteti ashtu sikur edhe Serbia dhe cdo kush tjetër që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nëse e pranon shtetin e Kosoves (dmth pranon pasaporten e letërnjohtimin e saj) po nuk e ke përzemer këtë shtet, ngase e ke përzemër ndonjë shtet tjetër (Shqipërinë, Serbinë apo Tunguzinë) atëhere ti je një minoritet në Kosovë dhe nuk është e thënë ta duash flamurin e Kosovës.

Por duhet ta dish që kombi kosovar nuk është komb multietnik që të zgjedh një minoritar për kryetar të kryqytetit.


Por nëse e pranon shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht e do këtë shtet atëherë ti i takon kombit kosovar dhe duhet ta mbrosh flamurin e Kosovës. Nëse ti i takon këtij kombi (siç i takoj edhe unë) po nuk të pëlqen ky flamur (siç nuk më pëlqen as mua) për shkak se është vendosur në mënyrë jo demokratike, por gjithsesi legale, atëherë duhet ta respektosh për hir të shtetit që e do, dhe do të bësh përpjekje që ta ndryshosh atë me rrugë legale e legjitime dhe jo ta injorosh atë siç e injoron ti Shpend Ahmeti, turp të qoftë.

Turpi tjetër. Edhe vet kryeministrit të parë shqiptar Ismail-Qemal Vlorës vazhdon t’i shtrembërohet emri e mbiemri, duke i bërë gjysmën e emrit përemër e gjysmën tjetër për mbiemër, ndërsa mbiemri i është zhdukur fare, ngaqë Enver Hoxha ka zhdukur pothuaj gjithë familjen Vlora.

Prandaj, e ka hequr edhe vet mbiemrin Vlora të kryeministrit të parë shqiptar. Është turp që edhe në vitin 2015 ti i ripërtrinë shtrembërimet e Enver Hoxhës mu në qendër të Prishtinës”, ka thënë Spahiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori