Newcastle United pritet të jetë skuadra më aktive në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.

Pasi ka ndërruar pronarë dhe tani janë klubi më i pasur në botë, 'Laraskat' duan ta përforcojnë ekipin.


Sven Botman mbetet objektivi kryesor për repartin defensivë të klubit anglez.

b25lY21zOmQ0MjFhNzljLTY3MzEtNGQ1NC1iODhmLTE2NWE5OWUxZTdlYTpjYTlmOWU2OC0xNzUxLTQ1MjItOGRiNS0zZDUyNTBmYWIzZmU

Qendërmbrojtësi holandez ka shkëlqyer me fanellën e klubit francez Lille dhe ka rritur ndjeshëm çmimin e tij.

Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, Laraskat janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro në janar për transferimin e mbrojtësit.

sven botman unsure about leaving lille in january scaled 1

Klubi anglez ka kaluar në pozitën e favoritit për të nënshkruar me Botman, derisa interesim për të kanë shprehur edhe Juventus e Milan. /Telegrafi/

telegrafi sport app