LAJMI I FUNDIT:

New York-u do të anulojë kontratat me organizatën e Trumpit

New York-u do të anulojë kontratat me organizatën e Trumpit

Qyteti i New Yorkut do të anulojë kontratat me Organizatën Trump që i sjellin asaj 17 milionë dollarë në vit, tha lryebashkiaku Bill de Blasio, duke akuzuar presidentin, Donald Trump për nxitjen e dhunës në Kongresin amerikan.

“Nëse kompania dhe menaxhmenti i saj janë të përfshirë në krim, ne kemi të drejtë të anulojmë kontratën”, tha de Blasio për MSNBC.


“Nxitja për rebelim kundër qeverisë amerikane është një veprimtari e dukshme kriminale”. shtoi ai “Pra, New Yorku nuk dëshiron të ketë më asgjë me Organizatën Trump”, raporton nytimes.

Trump iu drejtua mijëra mbështetësve të tij më 6 janar, duke përsëritur pretendimin e paprovuar se zgjedhjet presidenciale ishin vjedhur.

Ai i ftoi ata të shkonin drejt Capitol Hillit, i cili në ato momente po konfirmonte fitoren e Joe Bidenit. Turma kapërceu forcat e sigurisë dhe disa prej tyre hynë në ndërtesë dhe bënë që seanca të ndërpritet sepse deputetët u strehuan në siguri. Pesë persona humbën jetën në trazirat. /Telegrafi/

Organizata Trump drejton dy pista akulli në Parkun Qendror