Nevojitet revizion sistematik i të gjithë librave në Maqedoni (Video)
Librat me përmbajtje që promovojnë gjuhë të urrejtjes, ose të cilat komunitetin LGBT e paraqesin si jonormal dhe shpesh e përshkruajnë si devijim social, edhe njëherë hasën në kritika nga ana e aktivistëve. Në një tekst nga librat e fakultetit të psikologjisë mund të lexohet ky definicion: “Mënyra më e mirë për të parandaluar përcjelljen e infeksioneve që barten në mënyrë seksuale është që të qëndrojmë besnik ndaj partnerit tonë”. Megjithatë nga Koalicioni për mbrojtje nga dhuna dhe diskriminimi në arsim thonë se ky informacion nuk është i vërtetë.
“Për fat të keq literatura e përdorur në librat tona është me të vërtetë e vjetër dhe zakonisht paraqet gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim ndaj këtyre grupeve. Literatura që përdoret nuk është fare adekuate dhe nuk i përket vitit 2017”, tha Dragana Drndarevska, DSHSBM, njofton TV 21.
Disa nga profesorët janë të vetëdijshëm se përmbajtja e librave mësimorë më shumë përkujton në konservatorizmin e së kaluarës sesa në qëndrimet liberale të botës demokratike. Por më e keqja është se studentët nuk marrin informacione relevante të cilat më tutje do të mund t’u shërbenin në ngritjen e profesionalizmit të tyre në të ardhmen.
“Çdo herë mundohemi që në suaza të programeve të reja studimore t’i ndryshojmë përkufizimet që mund të jenë të vjetruara. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se vijmë nga një institut për studime gjinore, mundohemi që në njëfarë mënyrë të përballemi me atë se përkufizimet duhet të jenë në përputhje me kohën”, u shpreh Vladimir Davçev, Instituti për studime gjinore.
Gjatë vitit të kaluar, 40 nëna reaguan kundër përmbajtjes së një libri për fëmijë të vegjël, të shkollave fillore. Ato reaguan në emër të familjeve me një prind ose bashkësive jashtëmartesore për shkak të kërkesës që figuronte në libër, që nxënësit ta shënojnë datën se kur prindërit e tyre kanë bërë dasmën e tyre ose kur janë kurorëzuar. Nënat thanë se fëmijëve nuk duhet t’u ekspozohen përmbajtjeve të tilla diskriminuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'