Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin - Cima.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.


Homazhet do të bëhen në orën 11:00.

Rasim Thaçin-Cima, ka ndërruar jetë të premten në moshën 71 vjeçare.

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.

Pos aktrimit, Rasim Thaçi ishte për një kohë edhe profesor i edukatës fizike. Bëri karrierë edhe si futbollist.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi (1986-1990) Cimë Baushtella (2006) Nusja nga Diaspora (2007) Lajmi në Gurbet (2008) Cimë Kulleri te Lec Katunari (2008) Leci te Molla Cima (2008) Cima Taxi 1 (2009) Cimë Baksuzi (2009) Cima në CIA (2009) Cimë Polici (2010) Cima te baba sheh (2010) Cimë Polici (2011) Rrota e Cimës (2011) Cimë Taxi 2 (2011) Haxhi Cima në Diskotekë (2011) Rrasja Vllaut Gjermoni (2013) Dreqi në Qeveri (2013) Cima te Tezja (2013) Hajnat e vove (2014) Siguresa e Cimës (2014) Rruga e Boss Kungjit (2014) Kartela e Bankës (2016) Bon Apetit (2017) Cima te Gazuzi (2018)