Është bërë e ditur se nesër do t'i jepet lamtumira e fundit regjisores shqiptare, Vjosa Berisha.

Lajmi është njoftuar nga vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, në një postim të shpërndarë në Facebook.


Producentja e njohur do të varroset të enjten (30 qershor) në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

271707878 474006960756661 3778125650092030543 n Foto: Vjosab/Instagram

Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës po ashtu do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.

Postimi i plotë i Istrefit (pa ndërhyrje):

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor - 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); -15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); -17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja Datat 1,2,3 korrik (e premte - diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h. Familjet Berisha dhe Istrefi. /Telegrafi/

Screenshot 18 7