LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të zbulohet emri i kryeministrit të ri britanik, Truss premton masa urgjente ekonomike

Nesër do të zbulohet emri i kryeministrit të ri britanik, Truss premton masa urgjente ekonomike

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Trus, ka deklaruar se do të fillojë me hapa urgjent në javën e parë që arrin në pushtet – për t’u ballafaquar me çmimet e larta të energjisë elektrike – duke rritur kështu kapacitetet prodhuese.

Ajo këtë premtim e bëri nëse qytetarët britanikë ia japin besimin që të bëhet kryeministre e vendit, në kohën kur Johnson po shijon ditën e fundit si kryeministër i Britanisë, transmeton Telegrafi.


Pritet që Partia Konservatore që është në pushtet të emëroj  Trussin si lideren e tyre për kryeministre të Britanisë së Madhe, në kohën kur vendi po parashikohet të ballafaqohet me recesion, inflacionin dyshifror dhe problemet industriale.

Është një listë e gjatë e sfidave të shumta që e presin liderin e ardhshëm që do ta zëvendësojë Boris Johnsonin. Truss ka thënë se do të jetë sypatrembur në zgjidhjen e problemeve të ekonomisë, duke ritheksuar premtimin se do të shkurtojë dukshëm listën e problemeve me të cilat po ballafaqohet ky vend.

Gjatë një interviste dhënë për Sunday Telegraph, ajo tha se e kupton se sa e thellë është kriza dhe kostoja e lartë e jetesës për britanikët – duke premtuar se do të marrë masa që do të jenë vendimtare për t’i siguruar një jetë më të mirë familjeve dhe kompanive që t’i mbijetojnë dimrit të shumëpërfolur.

“Nëse zgjidhem, planifikojë që në javën e parë të administratës time të përcaktoj hapat emergjent lidhur me faturat e energjisë dhe furnizimin me energji”, shtoi ajo.

Sunday Times ka cituar burime në ministrinë e Financave, që kanë thënë se shpenzimet e planit të Truss do të mund të tejkalonin shumën prej 100 miliardë funte (115 miliardë dollarë), ku shumica prej tyre do të siguroheshin nga qeveria.

Gjatë një interviste dhënë për BBC kohë më parë, Truss ka refuzuar të japë detaje – duke thënë se nuk është në rregull të hyjë në strategjinë e saj precize para se ta merr detyrën. Madje nuk e ka komentuar as shifrën prej 100 miliardë funteve. /Telegrafi/