LAJMI I FUNDIT:

Nesër paguhen subvencionet për pemët dhe kulturat kopshtare në Maqedoni

Nesër paguhen subvencionet për pemët dhe kulturat kopshtare në Maqedoni

Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nesër do të paguajë 14 milionë denarë subvencione për frutat e prodhuara dhe të dorëzuara në kapacitetet përpunuese, për kultura kopshtare të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese dhe për masat intervenuese për subvencione shtesë prej gjashtë denarë për një kilogramë pjeshka dhe dy denarë për një kilogram shalqi.

Nga kjo shumë rreth 2,5 milionë denarë janë për subvencione për pemë të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese të cilat do t’u paguhen 147 personave, ndërsa përafërsisht 1,2 milionë denarë masë intervente për pjeshka për 56 persona.


Rreth 9,3 milionë denarë janë për kulturat kopshtare prodhuese dhe të shitura në kapacitetet përpunuese për 278 persona dhe mbi 1,1 milionë denarë për masën intervente për shalqi për 26 persona.

Lidhur me realizimin e subvencioneve për masat nga Programi për mbështetje financiare të bujqësisë 2017, deri tani kanë paguar afër gjashtë miliardë denarë. Pagesa vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikë e cila garanton respektim të afatit ligjor për pagesë të tërësishme të subvencioneve për vitin 2017, gjegjësisht 30 qershorin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori