LAJMI I FUNDIT:

Nesër nuk ka mësim, shkollat e Kosovës në grevë njëditore

Nesër nuk ka mësim, shkollat e Kosovës në grevë njëditore

Ashtu siç ka njoftuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nesër (e hënë, 12 mars) të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, pra nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore e të mesme dhe universitete, duke përjashtuar çerdhet.

Sipas komunikatës së SBASHK-ut,  greva do të jetë gjithëditore dhe do të fillojë në ora 9:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 12:00 (24:00) të ditës së hënë.


“Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”, thuhet në njoftim.

SBASHK-i drejtohet prindërve me kërkesë që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë.

Më poshtë ua sjellim komunikatën e plotë të SBASHK-ut:

Të nderuar kolege e kolegë në tërë institucionet arsimore të Kosovës ju informojmë se SBASHK-u nuk ka pushuar se angazhuari që përmes dialogut me Qeverinë të arrihet plotësimi i kërkesave tona dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

Do theksuar se Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Bytyqi kanë shtuar angazhimet që kjo çështje të zgjidhet, por sipas informacioneve tona është ministri Bedri Hamza dhe Ministria e Financave që pengojnë, pa as edhe një arsye të qëndrueshme, realizimin e kësaj kërkese madhore dhe prandaj duke u bazuar në Rezolutën e Kongresit 7 të lidhur me veprimet sindikale, SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe Universitet duke përjashtuar çerdhet .

Greva do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018.

Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë.

U drejtohemi prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore.

Urojmë që ky veprim i radhës , gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë më 13 prill do të jemi të shtyrë duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të nisim grevën e përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.

SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët dhe i lut ata që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të zbatojë sa më shpejtë obligimet për të cilat është zotuar vetë duke plotësuar kërkesat legjitime të SBASHK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori